Arkiv-Lajme

Sërish “Zëri”; Berisha nuk do t’ia japë Shëngjinin Kosovës

Postuar në 20 Maj, 2012 07:33

Shumëkush e mban mend atë ditë më shi të datës 23 shkurt 2009 ,kur Shqipërinë e vizituan tre ministrat kosovarë, Fatmir Limaj, asokohe ministër i Transporteve, Ahmet Shala, ministër i Ekonomisë dhe Financave, dhe Lutfi Zhargu, ministër i Tregtisë dhe Industrisë. Gjatë takimit me Kryeministrin Berisha, ata morën premtimin se Shqipëria do t’i ofronte Kosovës portin e Shëngjinit, gjë e cila çoi peshë zemrat e shqiptarëve andej dhe këndej kufirit.

Një lajm i rremë dhe një panik i kotë

Postuar në 20 Maj, 2012 05:54

Në Gazetën Shqiptare ish publikuar një intervistë e anëtarit të Këshillit bashkiak të Tiranës në emër të PD-së, Gëzim Karapicit, në të cilën ky i fundit shfaqet nervoz dhe i tronditur. Shkaku i nervozizmit të tij është një lajm pa emër autori në një të përditshme (emrin e së cilës vetë Karapici nuk e jep), ku thuhet se Gëzim Karapici është duke u bërë gati ta lërë PD-në e të hidhet me partinë e re, FRD-në. Shkak për këtë lëvizje, sipas gazetarit, është dhe fakti që Karapici është kushëri i afërt me Bamir Topin (i ati i Topit dhe nëna e Karapicit janë fëmijë xhaxhallarësh).

Berisha i kthehet tezës së bashkimit kombëtar; në janar e quante ekstremiste

Postuar në 20 Maj, 2012 05:14

Në takimin në Prizren me rastin e Abetares së përbashkët Kosovë e Shqipëri, Berishës i dolën nga goja dhe këto fjalë: “Dua t’ju siguroj që ne do të bëjmë gjithçka që të ecim dhe të punojmë për idealin e bashkimit kombëtar. Ëndrra e bashkimit kombëtar ka qenë ëndrra më fisnike e tyre, ideali i bashkimit të shqiptarëve është ideali i përjetësisë së tyre”. Shtypi e gazetarët, me pak përjashtime, e injoruan këtë moment të fjalës së tij, teksa ishte me presidenten e me kryeministrin e Kosovës (që të dy kanë një kompleks inferioriteti e pafuqie përballë Berishës).

Arbën Xhaferri: Partitë duan një president-pulë

Postuar në 20 Maj, 2012 04:37

Shqip hapet sot me një intervistë në intelektualit Arbën Xhaferri, në të cilën analizohen zhvillimet në hapësirën shqiptare por edhe në Shqipëri, ku tema kryesore politike për momentin është zgjedhja e presidentit. Në lidhje me këtë, Xhaferri shpreh mungesën e besimit në një zgjedhje të mirë për këtë pozicion, duke theksuar se në të vërtetë, partitë nuk mendojnë për një president me integritet moral por për një “pulë” që nuk do t’u trazojë ujin.

Serbi, votohet për presidentin

Postuar në 20 Maj, 2012 03:32

Votuesit në Serbi i drejtohen këtë të dielë kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ardhshëm, i cili do të jetë njëri midis Boris Tadiç dhe Tomislav Nikoliç.
President që prej vitit 2004, Tadiç përballet në këto zgjedhje me rivalin e tij ultranacionalist, në atë që nga mediat ndërkombëtare është konsideruar si një zgjedhje e qartë midis të ardhmes europiane dhe pasioneve kombëtare.
Ndonëse në të shkuarën Nikoliç ka udhëhequr një koalicion kundër integrimit në BE, ai pretendon se ka ndryshuar qëndrim dhe se e mbështet anëtarësimin, por jo pa kushte.

Di Matteo ngjit Chelsea-n në majë të Europës; dhe vetë hyn në histori

Postuar në 19 Maj, 2012 17:40

Di Matteo ka qenë i përkëdheluri i yjeve (në mos, i hyjve) këtë herë. E mori skuadrën e Chelsea-t në një gjendje krejt të pashpresë. Trajneri portugez André Vilas-Boas, i vizatuar prej shtypit si Special 2 (ishte një mënyrë për ta përkufizuar si pasardhësin e denjë të Mourinho-s), u shkarkua pa shumë ceremoni dhe pa asnjë keqardhje, dhe në atë moment nuk kish shumë dyshime se sezoni i Chelsea-t ishte një sezon tërësisht i dështuar. E për këtë arsye kanë bërë një zgjedhje sa “për të kaluar radhën”.

Skandali i Ministrisë së Arsimit

Postuar në 19 Maj, 2012 12:26

Ministria e Arsimit është përfshirë në një skandal financiar, pasi ka abuzuar me fondet publike dhe ka kryer evazion fiskal në projektin për informatizimin e shkollave publike. 

Fëmijët e udhëheqësve kinezë studjojnë në universitetet më të mira të SHBA-ve

Postuar në 19 Maj, 2012 11:10

Studentët kinezë në SHBA janë me mijra, por mes tyre bien në sy fëmijët e krerëve të nomenklaturës sunduese. Është pak paradoksale situata. Nomenklatura kineze harxhon para e energji për të përcjellë idenë se vlerat amerikane janë të gabuara, por kur vjen puna tek arsimimi i fëmijëve të tyre, sytë i kanë nga universitetet amerikane. Byroja e ngushtë politike në Kinë përbëhet nga nëntë anëtarë, dhe pesë syresh kanë bijtë apo bijtë e bijve që kanë studjuar apo që janë duke studjuar në SHBA.

Kritika në adresë të Wollfarth-it: I shërben Berishës

Postuar në 19 Maj, 2012 08:32

Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth, ka qenë javët e fundit nën një valë kritikash për sjelljen e qëndrimet e tij publike. Sot iu bashkua korit të kritikave dhe Kreshnik Spahiu, i pari i Alencës Kuq e Zi. “Wollfarth-i po del jashtë misionit të tij diplomatik. Ai kërkon që Berisha të numërojë votat tona, duke u kthyer kështu në avokatin e kryeministrit”, tha ai.

Pse ilaçet në Shqipëri kushtojnë më shtrenjtë se në perëndim?

Postuar në 19 Maj, 2012 06:21

Një shkrim në shqiptarja.com i Ardiana Çapit niste me çmimet e barnave në Shqipëri, të ballafaquara me çmimet në Itali. Dhe gjendja është kjo: “Ilaçi Lercanidipina 10 mg, 30 tableta, kushton 21 euro në Shqipëri, dhe 6 euro në Itali; ilaçi Valsartan 80 mg, 28 tableta, kushton 22 euro në Shqipëri, dhe 9 euro në Itali; ilaçi Glimepiride (ilaç për hipertensionin, një sëmundje e përhapur në Shqipëri) 2 mg, 30 tableta, kushton 12 euro për shqiptarët, dhe 3 euro për italianët; etj, etj.”

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme