Di Matteo ngjit Chelsea-n në majë të Europës; dhe vetë hyn në histori

Di Matteo ka qenë i përkëdheluri i yjeve (në mos, i hyjve) këtë herë. E mori skuadrën e Chelsea-t në një gjendje krejt të pashpresë. Trajneri portugez André Vilas-Boas, i vizatuar prej shtypit si Special 2 (ishte një mënyrë për ta përkufizuar si pasardhësin e denjë të Mourinho-s), u shkarkua pa shumë ceremoni dhe pa asnjë keqardhje, dhe në atë moment nuk kish shumë dyshime se sezoni i Chelsea-t ishte një sezon tërësisht i dështuar. E për këtë arsye kanë bërë një zgjedhje sa “për të kaluar radhën”. Morën Di Matteo-n, një ish-lojtar të Chelsea-t, por një trainer që ish duke bërë gavetën me një skuadër krejt pa rëndësi në kompeticionet inferiore të futbollit britanik.
Pikërisht këtu fillon “fenomeni Di Matteo”. Fitoi kupën Football Association Challenge, shkurt FA Cup (është veprimtaria e ngjashme me Kupën e Republikës në Shqipëri), mundi Barcelona-n e madhe në Champions League, e nxorri Chelsea-n në finale, dhe mbrëmë mundi Bayern-in e Munihu-t. U shpall kampione e Europës.
Dhe ironia e gjërave është që Di Matteo nuk do të jetë trainer i Chelsea-t në sezonin tjetër.
Re.Pu.
Comments
Respublica: ne rast se nuk
<p>Respublica: ne rast se nuk keni gazetare sportive me mire te mos shkruani fare rreth sportit. Keto dite gjithe shtypi boteror zien lidhur me mundesite e konfirmimit ose jo te Di Matteo per sezonin tjeter, ndersa ju e beni te mbaruar qe nuk do ta mbajne. Pas fitores shanset e tij jane rritur, kete e kerkojne edhe lojtaret. Mos harroni se edhe Guardiola edhe Capello nuk kane pranuar te jene trajneret e Chelsea.</p>
Add new comment