Një lajm i rremë dhe një panik i kotë

Në Gazetën Shqiptare ish publikuar një intervistë e anëtarit të Këshillit bashkiak të Tiranës në emër të PD-së, Gëzim Karapicit, në të cilën ky i fundit shfaqet nervoz dhe i tronditur. Shkaku i nervozizmit të tij është një lajm pa emër autori në një të përditshme (emrin e së cilës vetë Karapici nuk e jep), ku thuhet se Gëzim Karapici është duke u bërë gati ta lërë PD-në e të hidhet me partinë e re, FRD-në. Shkak për këtë lëvizje, sipas gazetarit, është dhe fakti që Karapici është kushëri i afërt me Bamir Topin (i ati i Topit dhe nëna e Karapicit janë fëmijë xhaxhallarësh). Por këshilltari i PD-së në këshillin bashkiak të Tiranës rreket të dëshmojë se në politikë niset nga bindjet e jo nga lidhjet e gjakut. Dhe e ka merak të japë prova luajaliteti për PD-në, gjë që duket tek pohimet e forta e të painterpretueshme, si “[lajmi për ikjen time nga PD-ja] është një gënjeshtër e madhe, me bisht, krejt i pavërtetë”, “është një lojë e ulët, produkt i fantazisë së sëmurë”, “është një mashtrim skandaloz”, “e them në mënyrë të qartë e të prerë se kam qenë, jam e do të jem me partinë demokratike”.
Lajmi spekulativ pa emër autori nuk është një gjë gazetareske, por dhe ky alarm e panik i Karapicit është i ngritur mbi një çikërrimë. Mund të thosh vetëm që “jo, s’është e vërtetë që kam shkuar me FRD-në”. Dhe kaq.
M.N.
Comments
Zoti Muc, ka me rendesi te

Zoti Muc, ka me rendesi te thuhet kush eshte Gezim Karapici, dhe jo pse ai s'deshiron te bashkohet me FRD-ne. Gezim Karapici u be (njehere e njekohe) rektor, dhe pasi u investigua se kush ishte dhe na doli qe ishte ish spiun i sigurimit, atehere u hoq prape. Dmth. baca Sali e vuri ne ate post, tjeter kush e gjeti cfare ishte, u hoq, dhe prape sot e ke ne PD-ne e Sales, strehe e spiuneve.

Ti duhet te shtrosh tani nje tjeter pyetje: kur qiraxhiu Oketa u gezua per mberritjen e spiunit Gezim ne FRD nuk e dinte historine e Gezimit? Apo thjesht ishte dakord te priste spiune ne krijesen e re te shpresuar demokratike?

E pra, e! Alarmi! Ç'i q...
E pra, e! Alarmi! Ç'i q... t'ëmën se ç'të pëgëra mbllaçisin gazetarët! T'i ishte përmbajtur dëshirës tënde ai, Muç, do dilte ndonjë paladin tjetër të komentonte se sa vagullt e kishte mohuar lajmin, etj., e do tirrnit sërish njësoj analiza fjalëpake plot debilizma alla-gazetarësh rogneri e sheratoni.
Muc, Vertet mendon ti se ne

Muc, Vertet mendon ti se ne kete mes problemi me i madh eshte menyra e reagimit te z. Karapici? Nuk te vret ty, Mustafa genjeshtra e drejtperdrejte dhe ne mes te dites e asaj gazete? Ne qofte se jo, atehere vizitohu, Mustafa. Shko e pyet ndonje psikiater (por psikiater te mire ama, jo nga ata te "Kristal") te te percaktoje shkallen e perversitetit qe te ka mberthyer. Ndersa, po qe se ne ndonje skute te ndergjegjes tende eshte strukur ndonje grimce prej genei xhentelmenesh, atehere terhiqi mbrapa keto gomarlleqe qe i servir publikut. E tregoji atij (lexuesit Mustafa, atij qe ju paguan ju, ) se ajo gazete e ka fyer dhimbshem. Dhe ne se pastaj ti me vetedije vazhdon lojen e asaj gazete duke shtuar me tej perversitetin e saj ne gazeten tende, mendo edhe per perfundimin. Dhe e di kush eshte fundi Muc? Keta lexuesit qe s'jane edhe aq idioter sa i mendon ti, do t'i hedhin ca vota me pak per beniaminin tend. Pikerisht sepse nuk e honepsin dot gjene e peshtire qe ti perpiqesh t'ua paraqesesh si te zakonshme.

Much trimi ca duhet te thonte

Much trimi ca duhet te thonte Karapici sipas teje kur nje gazete, ku ti firmos ne bordero genjen ne menyre te turpshme dhe fshataraske? Lere ate nje lajm pa emer se sta beson njeri, ajo nuk eshte lajm, ai qe e shkruan nuk eshte gazetar por vetem nje militant i Edit.

Add new comment