Alternative
Melbourn, qyteti më i mirë në botë
Melbourn-i është shpallur si qyteti i parë në botë, për të pestin vit radhazi, në indeksin e mënyrës së jetesës sipas revistës “Economist”, i pasur nga Vienna dhe Vancuver-i. Sipas “Economist” Melbourne regjistron pikët maksimale për shërbimin shëndetësor, arsimin dhe stabilitetin në infrastrukturë, kulturë dhe ambientalizëm. Ndër dhjetë vendet e para janë dhe qytetet kanadeze Toronto dhe Calgary, kryeqyteti finlandez Helsinki dhe Auckland në Zelandën e Re. Në fund të klasifikimit është Damasku, i pasur nga Daca në Bangladesh, si dhe Lagos në Nigeri.
Umoja, fshati ku banojnë vetëm femra dhe fëmijë
“The Guardian” sjell në vëmendje historinë e rrallë të fshatit Umoja, në kullotat e Samburus, në veri të Kenias. Përmes një reportazhi, gazeta në fjalë shkruan për fshatin e banuar vetëm nga femra dhe fëmijë. Themeluar në vitin 1990 prej 15 femrave që i kishin mbijetuar përdhunimeve nga ushtarët britanikë, Umoja u shtua gjatë viteve me femra që i iknin martesave në moshë të njomë, përdhunimeve dhe dhunës, që janë të zakonshme në Samburu. Aktualisht Umoja ka 47 banore ferma dhe 200 fëmijë, që jetojnë duke shitur punime artizanale ndaj turistëve që bëjnë safari afër.
Ish-astronauti Mitchell bën sensacion: “Alienët shmangën konfrontimin atomik mes ShBA-ve dhe BS-së”
Narrativa për ufo dhe alienë është bërë thuajse e përditshme në Perëndim. Kësaj radhe, deklarata se alienët ekzsitojnë, e se madje ata kanë vizituar Tokën, ka ardhur nga Edgar Mitchell, ish-astronaut dhe një nga njerëzit që zbriti në Hënë më 1971. "
Japoni, drerë duke ecur në hekurudha “çmendin” Twitter-in
Kafshë të adhurueshme... Edhe kur ndalojnë udhëtimin e një treni, duke detyruar qindra persona të vonohen. Ndodh, dhe shpesh, në fshatin e prefekturës japoneze Iwate, ku një grup prej katër drerësh meshkuj është parë disa herë të ecë pa e prishur terezinë në hekurudhë. Dhe në qoftë se është duke ardhur një tren... durim. Ai i përshtatet ecjes së katër kafshëve. Gjithçka dokumentohet nga fotot e shumta të përdoruesve të Twitter-it, të cilët përjetimet e tyre me këto kafshë elegante, i kanë publikuar me foto në rrjetin e tyre social.
Ka disa vende ku jo çdokush lejohet të shkojë
7 misteret e mëdha arkeologjike
Zbulimet arkekologjike sjellin me vete, përveç dëshmive historike, edhe të panjohura. Me kalimin e kohës, këto të panjohura që nuk arrijnë të kuptohen plotësisht, vlerësohen si mistere. Në listën e madhe të këtyre “mistereve”, “Live Science” ka përzgjedhur një të cilën po e sjellim:
Pavel Fitin, njeriu i sekreteve të mëdha të Luftës së Dytë Botërore
Shkrimtari rus i historisë së shërbimeve sekrete Alexander Bondarenko, ka publikuar aë fundmi një biografi për ish-shefin e Zbulimit të Jashtëm, Pavel Fitin. Një hero i vërtetë i shërbimit rus, por edhe i Luftës së Dytë Botërore, që siç shprehet Bondarenko, “siç ndodh shpesh në Rusi, thjesht u harrua”. Pavel Fitin është personi i parë që njoftoi një sulm të mundshëm të Gjermanisë naziste ndaj Bashkimit Sovjetik, por u injorua.
Gjeoglifet e Lindjes së Mesme, "punë të njeriut të vjetër"
Gjeoglifet e Nazcas në Peru nuk janë të vetmet. Në Lindjen e Mesme, nga Siria, në Jordani dhe Arabinë Saudite, janë zbuluar së fundmi gati një mijë “vizatime” në strukturë guri, të cilat mund të shihen vetëm nga ajri. Format e paraqitura janë të ndryshme, por përgjithësisht mbizotëron forma rrethore dhe sipas studiuesve ato datojnë gati 2000 vjet më parë. “Në Jordani ndodhen shumë më tepër gjeoglife sesa në Nazca, në një hapësirë më të madhe dhe më të vjetra”, thotë profesori David Kennedy i Universitetit të Australisë Perëndimore.
