Alternative

Shihni këto pamje. Po këmbëngulet në rrjet: Ata gurë janë alienë. CNN: Në internet njerëzit kanë ikur nga mendja

Postuar në 28 Gusht, 2015 19:57

Fotografitë e përcjella nga sonda “Curiosity” në Mars kanë nxitur fantazinë dhe imagjinatën në internet. Mjafton një gur me një ngjyrë disi ndryshe, një siluetë çfarëdo, ajo fokusohet, zmadhohet dhe ja, prova e alienëve. “NASA po na fsheh diçka”. Kështu shprehem ufologët. CNN ka menduar të sjellë një set me këto fotografi që po diskkutohen shumë në internet duke shënuar: “Mos vallë (njerëzit) intereneti ka ikur nga mendja”. Pyetje që merr rëndësi pasi shumimi i teorive konspiracioniste shpesh vë në diskutim edhe besimin ndaj versioneve zyrtare e shkencore për zbulime të ndryshme.

Njerëz dhe imazhe - Saranda në 100 vjet jetë(foto)

Postuar në 27 Gusht, 2015 18:54

Asnjë vend ndoshta, nuk ka pësuar ndryshimin urbanisitik si Saranda. Fotografitë që po publikojmë janë dëshmi për këtë, pasi ato mbulojnë një hark kohor që zë fill në fillim të shekullit të 20-të e deri më sot. Shumëkush që e ka vizituar qytetin mund të vërejë ndryshimin, që për disa është për mirë, kurse për të tjerë është shëmtim i qytetit. Falënderojmë z. Kreshnik Bozho që na dha mundësinë e publikimit.

10 problemet që sjellin lentet e kontaktit

Postuar në 27 Gusht, 2015 10:25

Nëse keni probleme me shikimin, ka mundësi të keni përdorur lente kontakti në mënyrë që të shpëtoni nga syzet. Njerëzore dhe të rehatshme: kjo shpikje e mrekullueshme shpëton jetën e përditshme të shumë njerëzve. Por kjo jo gjithmonë është gjithmonë e lehtë për ta “menaxhuar”. Ja 10 problemet që sjellin lentet e kontaktit.

1990-1992, imazhe të një Shqipërie që nuk shlyhet nga kujtesa

Postuar në 24 Gusht, 2015 15:23

Këto foto të fotografit grek Nikos Economopoulos, përmbledhin harkun kohor 1990-1992. Siç shihet fotografi ndalet te njerëzit, fytyra e tyre, veshja, shikimi, ecja, argëtimi për të na dhënë një panoramë të asaj që Shqipëria ishte asokohe. Por edhe për të na vënë një pasqyrë. Dikujt mund t'i ngacmohen edhe kujtime, por ndonëse kanë kaluar kaq shumë vite, mund të kujtojmë shumçka sikur të ishte dje. (Magnumphotos)
Përshkrimi në fotografi është ai që ka bërë autori.

Skiathos, një mrekulli e vogël në Egje

Postuar në 24 Gusht, 2015 14:26

Skiathos është një ishull i vogël në Egje. Ai frekuentohet edhe nga njerëz të njohur. Për atë që preferon ishujt e Greqisë, mund të jetë një destinacion i mirë. Ja disa foto nga Philip Bloom:

"Fotoja jote" nga National Geographic. Më të mirat e korrikut:-)

Postuar në 23 Gusht, 2015 18:51

Njihni konstelacionet e qiellit të natës. Bashkë me "horoskopin"

Postuar në 23 Gusht, 2015 15:56

Forografitë janë marrë nga space.com

Një film për legjendën Enzo Ferrari

Postuar në 22 Gusht, 2015 22:03

Asnjëherë  nuk i pëlqeu ta quanin një djall të biznesit, por nëse nuk do të ishte i tillë emri I Enzo Ferrarit ndoshta sot do të ishte harruar. Themeluesi i një prej emrave më të njohur në industrinë e automobizmit e nisi karrierën si pilot I garave të shpejtësisë në vitin 1919 dhe për shkak të famës që fitoi italianët në atë kohë e krahasuan me Benito Musolinin. Madhështia e tij i kaloi kufijtë e famës kur vetë Musolini  dekoroi Enzo Ferrarin me titullin e Kalorësit të Kurorës, ndërsa më vonë i dha dhe titullon Commendatore.

Kafshim si i T-Rex: 16 460 Njuton

Postuar në 22 Gusht, 2015 22:00

Krokodili i ujërave të kripura mendohet se ka kafshimin më të fuqishëm ndër gjallesat në botë. 16 460 Njuton është forca e një shtrëngimi nofullash të këtij reptili. Shkencëtarët e krahasojnë këtë me forcën e kafshimit të parardhësit prehistorik të tij, T-Rex. Një nga reptilët e afërt me të, aligatori “Elvis” është filmuar në Colorado duke shpërbërë në moment një shalqi. Aligatori është 3.6 m i gjatë dhe peshon 270 kg.

E rrallë, punëtorja gjen dhe dorëzon në polici 23 mijë euro

Postuar në 22 Gusht, 2015 17:16

Një gjest vërtetë i rrallë dhe altruist në kohërat që jetojmë. Ishin në një çantë që i përkiste një pensionisti. Gruaja i dorëzoi të gjitha te karabinierët, të cilët ia kthyen paratë, pronarit legjitim. Kjo ngjarje ndodhi në Valdina, në provincën e Messinës në Itali, më protagonistë një punetore  35-vjeçare dhe pensionistit që i humbi një 63 vjeçari.

Pages

Subscribe to RSS - Alternative