Zv.ministri A. Mazniku me M.Nanon: “Do duhet pak kohë që edhe skeptikët të binden, se reforma në Arsimin e Lartë është reforma e duhur”
Postuar në 09 Prill, 2015 07:49
M.N: Mazniku, lexova sot në “Panorama” një shkrim tuajin polemik. S'ju kisha parë asnjëherë aq të inatosur. Thoshit për Artan Fugën se "i ka marrë koka erë"...
A.M: Në fakt, në respekt për Profesorin, "marrja koka erë", është një version i mirë i ngjarjes. Pasi pandershmëria akademike, është më e rëndë sesa "marrja e kokës erë". Kjo mund t'i ndodhë gjithkujt. Pandershmëria akademike, të thënit të pavërteta, të ngriturit panik, është keqpërdorim i titullit. Unë nuk besoj dot se kemi të bëjmë me këtë të dytën, ndaj dhe preferoj të parën.
M.N: Nuk di pse kisha menduar se ju keni pasur respekt për prof. Artan Fugën. Kam menduar gabim?
A.M: Unë kam patur dhe ende kam respekt për profesor Fugën. Është një aset i madh i vendit. Por kjo nuk mund e nuk duhet të jetë justifikim për të thënë marrëzira. Marrëzirat e thëna nga Profesorët, dhe njerëzit që gëzojnë respektin e të tjerëve janë më të dëmshmet. Ndaj dhe ndjeva që duhet të reagoj për respekt ndaj publikut.
M.N: Ok, le të futemi në thela. Reforma juaj në arsimin e lartë ka provokuar një diskutim publik si rrallë më parë. Pse ndodh kjo? Ndodh ngaqë reforma në arsimin e lartë është e rëndësishme, ndodh ngaqë nakatosen interesa të rëndësishme (siç thonë disa), ndodh ngaqë reforma prek interesa e cënon një status quo të caktuar, apo ndodh ngaqë reforma po bëhet keq (siç thonë të tjerë, kundërshtarët e reformës, mes të cilëve është edhe Fuga)?
A.M: Ndodh për të gjitha arsyet që ju thoni. Së pari, ne synonim që nga fillimi që kjo reformë të bëhej me një debat të madh publik. E kemi ndërtuar posaçërisht procesin në këtë mënyrë. Morëm një vit e pak kohë, për t'i dhënë kohën kujtdo që të shprehet për këtë çështje, ndryshe nga më parë kur zakonisht ndryshimet e ligjit merreshin vesh në seancën plenare të paralmentit. Së dyti, kjo është padyshim një çështje që prek shumë njerëz, dhe për fat të mirë, njerëz që kanë zë në shoqëri. Së treti kjo është një reformë tërësore, që e ndryshon thelbësisht sistemin në të gjitha elementët e tij, ndaj dhe vetë magnituda e ndryshimit zgjon debat
M.N: Unë kam ndjekur debatin që është zhvilluar, shpjegimet tuaja, kundërshtimet e bëra. Ndoqa dhe shkrimet e Fugës e tuajin sot në “Panorama”. Kam intervistuar, gjithashtu, para ca kohësh Dhurata Shehrin për këtë punë në “ResPublica”. Sipas jush, kundërshtarët e reformës, mes të cilëve ka emra që respektohen nga publiku, pse janë duke e ngritur zërin? Nuk ka asgjë të drejtë në petendimet e tyre?
A.M: Në vite ka pasur një kërkesë të vazhdueshme për rritje të autonomisë së universiteteve. Debati bëhet për gjetjen e një balance të drejtë mes lirisë dhe përgjegjësisë. Në stadin ku ndodhemi, universitetet kanë nivel të ulët lirie, por edhe nivel të ulët përgjegjësie publike. Nëpërmjet reformës, ne jemi shprehur të gatshëm për të çuar drejt universitetit një nivel shumë të lartë të lirisë. Por kjo vjen e shoqëruar natyrshëm edhe me përgjegjësinë përkatëse.
M.N: Mendimi juaj: Kjo reformë rrit autonominë e universiteteve, apo është e fokusuar tek kjo që ju e quani "rritje të përgjegjësisë në drejtimin e universiteteve"?
A.M: Kjo reformë rrit në mënyrë eksponenciale autonominë universitare. Vetë universitetet tani mund të vendosin për numrin e studentëve, kriteret për përzgjedhjen e tyre, dhe vetë përzgjedhjen e studentëve. Vendosin për numrin e stafit akademik që do të marrin, nivelin e pagës. Vendosin vetë për promovimin akademik, duke dhënë vetë titujt akademikë. Bëjnë plane zhvillimi strategjik, plane buxheti afatmesëm, buxhetet afatshkurtra.
M.N: Ju latë të kuptohet se ju vetë, ndoshta dhe ju si Ministri, jeni me idenë se stafet akademike nëpër universitetet tona publike janë në një nivel të tillë që nuk mund t'u jepet shumë liri për drejtimin e universiteteve, pasi kjo shoqërohet me papërgjegjshmëri. Ju kam kuptuar gabim?
A.M: Po, më keni kuptuar gabim. Unë besoj shumë fort se universitetet në balancën e shëndetshme mes lirisë dhe përgjegjshmërisë do të evoluojnë në institucionet e ekselencës që gjithe shoqëria dëshiron të ketë. Ky ndryshim është i dhimbshëm si gjithë ndryshimet e mëdha. Por është e vetmja mënyrë sesi mund të sjellim një sistem që e ka mundësinë të vetërregullohet dhe të sjellë ofertën e shërbimit publik cilësor
M.N: Dhurata Shehri në bisedën që pata me të më thoshte: “Le të na thotë Ministria një model universitar të një vendi normal demokratik të ngjashëm me modelin që synon të krijojë kjo reformë, dhe ne do biem dakord”. Ndërsa në shkrimin tuaj të sotëm pashë se ju pretendonit që reforma u referohet e ndjek modelet më të përparuara të Europës. Si shpjegohet kjo mospërputhje...?
A.M: Ka disa modele - Anglia, Portugalia, Hollanda, Suedia, Danimarka, Estonia. Kemi parë me dhjetëra sisteme, dhe kemi diskutuar me specialistë nga shumë vende. Padyshim që sistemi që propozojmë është bazuar në eksperiencën më të mirë të vendeve të zhvilluara.
M.N: Mazniku, kam parë që ju keni qenë publikisht ndër njerëzit më aktivë në mbrojtje të kësaj reforme. S'ju kam parë asnjë herë të luftoni me kaq pasion për një kauzë, ndonëse keni mbrojtur dhe kauza të tjera, qysh prej kohëve të bujshme të MJAFT-it. Pyetja ime: Jeni ju autori i kësaj reforme?
A.M: Kjo është reforma e Komisionit të ngritur nga Kryeministri, e Ministrisë së Arsimit, dhe e aprovuar tashmë nga Këshilli i Ministrave. Unë luftoj se jam i bindur se është rruga më e mirë për zhvillimin e Arsimit të Lartë dhe se gjithmonë kam besuar që e vetmja mënyrë për zhvillimin e vendit është duke zhvilluar arsimin.
M.N: Duket që besoni fort në këtë që po bëni. Besoni se kjo reformë do të japë frute? Një pyetje e fundit: Nëse kjo refromë miratohet nga parlamenti kështu si ju e mendoni, kur mendoni se do të japë frutet e veta? Sa vite do duheshin për t'ia parë "hairin"?
A.M: Reforma është ndërtuar që të fillojë ta japë frytet e para mënjëherë, por edhe të ketë mundësinë që të thellohet në faza. Sistemi i Arsimit të Lartë ndryshon ngadalë dhe frytet e mirëfillta do t'i ndjejmë pas disa kohësh. Por ndërkohë, qysh në vitin e ri akademik, do ndihen elementët e parë të ndryshimit, si liria më e madhe në insitucion, mundësitë më të mëdha për të paguar më mirë stafin akademik, përzgjedhja më e kujdesshme dhe e drejtë e studentëve, pjesëmarrja në më shumë projekte ndërkombëtare, mundësi më të mëdha për financim infrastrukturor në universitete. Zbatimi i reformës është një sfidë e madhe për të gjithë, për universitetet, për Ministrinë, për agjencitë zbatuese. Por pas disa vitesh, kur të kthejmë kokën pas, edhe më skeptikët do të binden se kemi ecur në rrugë të mbarë
M.N: Faleminderit!
A.M: Faleminderit juve!
Comments
Submitted by Arta. H (not verified) on
Skeptiket nuk mund te binden per disa arsye.
Zoteria ketu eshte vertet nje zyrtar i dores se dyte, por me teper nuk ka asnje kualifikim per te folur, apo anuncuar reforma ne fushen e edukimit. Ky ketu ka vetem eksperience te dores se pare per te vjelur donatoret dhe per te thene cfare duan te degjojne donatoret. Eksperienca e vetme ne strukturat e Mjaftit nje shoqate e krijuar me fond te huaj per te moblizuar nje fare resistenze sociale dhe qe i anuncoi keto eshte nje nga problemet qe kane shkaktuar te huajt ne kete vend. Qe Rama i mori keta nga azgjeja per ti dhene nje faqe te bukur qeverise nuk do te thote as vlera profesionale as reforme. Perkundrazi eshte nje farse.
Por me problematikja ketu eshte qe nje dore njerezish te marre nga diku nuk pranojne te degjojne opinionet e pedagogeve shqiptare. Sa pedagoge qe kane punuar ne universitete shqiptare jane pjese e te ashtuquajturit komisjon? Si guzon nje komisjon teresisht politik e drejtuar dhe ai nga nje klient qeveritar nuk pranon te ulet me pedagoget. Sigurisht qe ne kete vend ka shume pedagoge te politizuar por ka shume te tjere te ndershem dhe te after qe i dijne me mire se te gjithe vrimat e arsimit. Ky mini-zoteria Zv. Minister duhet te konsultoje dhe te degjoje se pari dhe kryesisht kete grup.
Se fundi, persona te tille te lidhur me fondet e huaja qe jane keqperdorur masivisht ne kete vend eshte nje turp i qeverise se sotme. Ky mbase i jep faqe qeverise por nuk ndihmon te beje reforma.
Submitted by Artani (not verified) on
O shoku Mazniku, skeptikët më duket se e kanë vënë gishtin në plagë, po juve nuk iu intereson të dëgjoni se ashtu ua do puna. Nejse, të na rrojë Henri.
Submitted by Vela (not verified) on
Shume pordhac
Submitted by XY (not verified) on
A di njeriu te na e thote?
Submitted by Albi_I (not verified) on
Qeveria do i konsideroj universitetet private si "publike" pasi ato do permbushin ca kushte te vogla dhe taksat e tona do shkojne ne xhepin e Henri Cilit. Dakord?
Submitted by Arben (not verified) on
Ka dhe nuanca te tjera ndryshimesh me e rendesishmja qe ligji institucionalizon kontroll politik te magjorances mbi universitete. Kjo eshte shume e demshme se pastaj te gjithe do kercejme sipas muzikes te Mazrekut dhe universitetet do flasin gjuhen e partise. Tjeter problem eshte thjesht qe ligji eshte bere nga nje grup klientelist qeveritar pa negociuar me ato qe bejne punen dhe kjo sigurisht privilegjon interesin e te pareve ne proces.
Submitted by refree (not verified) on
Ndryshimi eshte se deri dje peshkun e kapte qeveria dhe e hanin universitetet. Me reformen kerkohet qe universitetet ta kapin peshkun me ndihmen e qeverise dhe ta hane po vete. Mirepo kjo do te thote se peshku nuk ka per te ardhur vete te goja, por duhet te elvizin sado pak vete per ta siguruar.
Mirepo kjo nuk eshte aq e lehte. Atij qe eshte mesuar t'ja sjellin ushqimin ne goje, kjo i duket pune shume e veshtire. Te pakten ne fillim.
Submitted by Anti-Trapi (not verified) on
Do te desheroja te shprehja publikisht mendimet e mia per problemet dhe reformen e arsimit te larte, si dhe per "bemat" e dyshes Nikolla-Mazniku me emrin tim te vertete. Por nuk ia vlen! Edhe pse jam krejtesisht jashte sistemit - jashte universiteteve shqiptare, publike apo private; jashte partive politike majtas apo djathtas; jashte strukturave te qeverise socialiste! Nuk ia vlen sepse Rama dhe Nikolla me shoke, ashtu si edhe Berisha me Tafajn me kompani, nuk duan tia dine per te ndryshuar gjerat; te dy palet, me te njejten logjike, thjesht synojne akomodimin e lakejve te tyre, dhe nuk duan ne "ekipet" e tyre njerez dhe emra te ngjashem ne ide dhe perspektiva me ato te miat! Sot po marr mundimin te shkruaj vetem per shkak te "lajmit" qe Mustafa Nano qenka marre me Maznikun! A thua sikur Mazniku qenka ai qe na njohka ne kerthize problemet e arsimit te larte dhe universiteteve shqiptare, dhe fakti se cfare beka apo nuk beka ai, cfare thokerka ose nuk thokerka ai, paska rendesi! Meqe mund te them se e njoh pakez Mustafa Nanon, me eshte dukur njecike e cuditshme kjo begenisje e tij per Maznikun, kur te gjithe e dime fare mire se zv ministrat, celesat e kashtes kane ne dore - Fuga nuk e ka patur gabim kur e ka cilesuar Maznikun nje nepunes te emeruar dhe te rrangut te dyte
Kam ndjekur Maznikun ne nje numer prononcimesh qe ka bere. Jo per Fugen. Per aspektet e reformes! Edhe ky, edhe Lindita Nikolla, kepusin kodra pas bregut! Te dy flasin jo se marrin vesh nga arsimi i larte por sepse jane "ata" - dmth, ata qe kane ne dore "kycet" per te bere apo mos bere gjera! Kjo pershtypje nuk eshte prej predispozicionit tim; kjo pershtypje eshte produk i atyre vete, i gjerave qe kane thene sa here iu eshte vene mikrofoni ne goje! Sa here i degjoj, bashke apo vec e vec, me ze barku per ato qe degjoj te thone! Dhe trishtimi! Po c'ti besh! Keshtu qenka kjo bote!!! Ndaj sic kemi ngrene muterat e ministrave te meparshem, ashtu do hame edhe kete mutin e Nikolles dhe Maznikut!!!!! Te ngopemi bile!!!
Problemi nuk eshte duhet apo nuk duhet reforme - te diskutosh nje gje te tille eshte tallje, humbje kohe, dhe te mos ia kesh idene gjerave. Problem nuk mund te jete as edhe ceshtja eshte apo nuk eshte e rendesishme dija, arsimi, universitetet per shoqerine. - te harxhosh kohen per te binduar te tjeret sa i rendesishem eshte arsimi/universitetet kjo thjesht eshte te na cajne bythen duke thene po te njejta gjera qe i ka thene jo vetem PD-ja kur ishte ne qeverisje, por kushdo qeverisje qe ka qene. Problemi nuk eshte as edhe nese ajo qe beri apo nuk beri PD-ja ishte mut apo kake - te harxhosh kohen per ti bindur te tjeret per kete, do te thote qe ti ne trasten tende nuk ke gje fare!
Nese kemi pranuar perfundimisht qe cilesia e arsimit/universiteteve ka rendesi dhe ndikon ne ekonomine dhe jeten e nje vendi/shoqerie; nese pranojme qe universitetet tona jane nje mut piramidal; nese pranojme qe reforma duhet; dhe nese pranojme qe situata e tanishme, por edhe gjerat qe beri apo nuk beri  PD-ja nuk kane ndryshuar ndonje gje atehere ceshtja kryesore per debat jane dy: 1) cfare duhet ndryshuar; 2) si duhet ndryshuar.
Si nje njohes relativisht i mire i ceshtjeve te arsimit te larte dhe universiteteve besoj se kjo Nikolla me Master Egzekutiv nga Universiteti UFO nuk  e ka idene cili eshte problemi, shkaku, dhe kura e problemit. Ne debatin televiziv Top Story te Balles (nje debat me idiot nuk behej) si Mazniku, po ca me teper edhe kjo Nikolla, treguan injorancen dhe fodullekun e tyre!
Nese dikush merr persiper te hyje ne nje debat rreth cilesise dhe permbajtjes se reformes, po te isha une ne vendin e saj, do ta mbeshtillja bythen mire dhe do te perpiqesha qe te gjitha prononcimet e mia te kishin nje fill logjik koherent dhe te pacenueshem! Pas te cilit do te kapesha fort dhe nuk do ta leshoja fort pavaresisht aspektit qe do te shtrohej ne taboline per debat. Cili do te ishte  ky fill???? Lermeni dy rreshta tua shpjegoj me nje paralelizem:
Kur semuremi, pra kur shohim qe kemi nje "anomali" ne shendetin tone shkojme tek doktori.  Sepse besojme qe ai 1) do te na gjeje shkakun e anomalise; dhe 2) do na jape ilacin e pershtatshem qe do luftoje shkakun qe prodhon anaomaline, dhe kesisoj, duke u eleminuar anomalia, ne do te kthehemi ne gjendje normale. Ky paralelizem. i sjelle ne kontekstin e problemeve te arsimit te larte, universiteteve shqptare, dhe reformes se tyre, shpjegon deri diku perse Nikolla dhe Mazniku, bashke me langojte e tyre te tjere bythelepires nuk marrin vesh dhe flasin brockulla:
Qe te eleminosh "anomaline," pra problemet qe kane arsimi i larte dhe universitetet shqiptare, duhet te njohesh dy gjera: 1) cilet jane problemet, dhe 2) cilet jane shkaku i tyre. Ne rast se arsimi i larte dhe universitetet shqiptare do "vuanin" vetem nga nje "semundje" do te mjaftonte identifikimi vetem i shkaktuesit. Problemi komplikohet nese arsimi i larte nuk vuan nga nje semundje e vetem por disa; sepse kjo do te kerkonte jo vetem gjetjen e shkaqeve, por edhe berjen e lidhjes shkak-anomali, dmth cili shkak shkakton cilin problem. Kur sheh menyren si ka operuar PS-ja, dhe cfare nxjerrin nga goja e tyre eksponentet e saj Nikolla/Mazniku, cdo gje gjen, vetem ate logjiken shkencore nuk gjen ne qasjen e tyre! Problemet e PS-se dhe artikulimet e Nikolles dhe Maznimut fillojne pra qe ne gjeneze:
Pyetje e dyte eshte kjo: A po merret PS-ja me shkakun e problemeve, duke e bere keshtu reformen efektive? Rama dhe Nikolla edhe ketu ngelin ne klase! Dhe me te drejte! Sepse si do mund te besh nje reforme efektive kur nuk ke vene gishtin ne plage? Dmth kur nuk ke arritur te identifikosh cili eshte problemi? Ne emisionin Top Story te Balles kur degjoje c'flisnin dhe si reagonin Nikolla dhe Mazniku ndaj nderhyrjeve te perfaqesuesve te PD-se te vinte per te qare! Kjo Nikolla, njehere fliste per te drejten e studenteve per akses dhe arsim, nje here fliste per autonomine e universiteteve, nje here fliste ndryshim te sistemit te financimeve te universiteteve! Nuk po merrja vesh: shkaku i prodhimit te diplomave karton, ishte mungesa e aksesit dhe financimit te studenteve??? menyra e financimit te universiteteve? kontributi financiar i qeverise? O zot i madh! Cfare rremuje logjike!!!! Balla, por jo vetem ai mes atyre qe organizojne emisione debati darkave ne studiot televizive, dihet qe nuk merr vesh nga punet e arsimit dhe universiteteve! Por "debati" ishte me i keqi qe kam patur rastin te ndjek; me i pafrytshmi; me i rremujshmi: ishte teper e veshtire per te percaktuar cila ishte pyetja e tij qendrore; ose pyetjet qe therrisnin palet te sqaronin pozicionet e tyre: pyetjet ishin rreth amrredhenieve universitete-qeveri? rreth marredhenieve qeveri-studente? rreth modelit financiar te funksionimit te universiteteve? Nuk kish si te perfundonte ndryshe ai muhabet, persa kohe qe problemet e arsimit te larte dhe universiteteve shqiptare Nikolla perpiqet ti shpjegoje me "shkaqe" qe nuk kane lidhje! Une nuk e di se me cfare do te mund ta shpjegonte dhe zgjidhte konkretisht Nikolla nje problem shume te madh, midis shume e shume te tjereve, qe gelon dhe ka ngerthyer sot universitete shqiptare publike apo private: cilesine e programeve dhe studimeve doktorale, doktoraturave dhe doktoreve qe prodhon sot jo vetem publiku por edhe Henri Cili, te cilin Nikolla ia ka "akredituar" te gjithe programet doktorale!   Me cfare menyre do te zgjidhte Nikolla faktin qe studentet doktorante, perfshire ata te Henri Cilit, nuk kane haberin cdo te thote te jesh doktor, te besh nje studim shkencor; nuk kane haberin te operojne me koncepte shkencore - variabla, hipoteza, modele; nuk ia kane haberin te shkruajne nje paper te thjeshte, le me pastaj nje dizertacion voluminoz; nuk dine te lexojne dhe komunikojne ne anglisht, lingua franca te shkences; nuk dine te bejne nje prezantim te thjeshte; dhe qe marrin pjese vetem ne pseudokonferenca shkencore, qe bejne botime ne revista akademike fantazme! Jam kureshtar tia beja kete pyetje konkrete Nikolles dhe Maznikut dhe te dija si do ta zgjidhte reforma e tyre kete problem! Shkurt, kur nuk ia ke haberin shkaqeve te problemeve, jo vetem qe ne reformen tende do ia futesh roma-per-toma, por edhe kur do te te bjere rasti te te pyesin, do dridhesh dhe perdridhesh, thuash njeqind gjera po asnjehere gjene qe duhet!
Pyetja e trete qe lind eshte kjo: nese PSja, Rama, Nikolla po bejne nje reforme ku nuk e kane idene se cilin shkak duhet te luftojne dhe me c'menyra mund te eleminohet ai; nese ata kane vendosur te bejne nje "reforme frontale" - dmth duke ia hyre gjithshkaje ne te njejten kohe, duke luftuar njekohesisht ne te gjitha frontet; dhe nese kane vendosur qe kete reforme ta bejne duke vendosur ne krye te saj po te njejtet persona, Dhori Kulet me shoke, qe kane kontribuar ne varrosjen e arsimit te larte dhe universiteteve shqiptare; a ka shance qe kjo reforme e tyre vertet te sjelle ndryshim, vertet te jete efektive? Ne Top Story-n e Balles, por edhe ne pergjigjen qe Maznbiku i ka dhene Mustafa Nanos, me vinte per te qeshur tek degjoja se si "bilbilonte" Mazniku per "efektet" qe kjo reforme do te sjelle ne menyre te garantuar! Ky megaloman! Nje profesori im, kur diskutonim per logjiken shkencore, gjithmone na thoshte: ne boten njerezore, ne studimet ne sferen sociale, kushdo qe pretendon se eshte ne gjendje te "parashikoje" efektet e berjes apo mosberjes se dickaje, eshte thjesht nje megaloman qe nuk duhet ta merrni seriozisht! Sepse te besh parashikime ne sferen e marredhenieve sociale, perfshire ketu edhe efeketet e politikave publike, eshte nje ndermarrje e veshtire! Ne boten shoqerore ne vetem mund te flasim per shance apo mundesi; nuk mun dte flasim per rezultat te garantuar! Kjo eshte arsyeja perse kur flitet per marredheniet ne boten njerezore operohet me konceptin e probabilitetit, me pritshmerine qe shancet qe gjeja "mund te ndodhe" vertiten midis 0 dhe 1 dhe asnjehere nuk mund te thuhet ne menyre taksative "kjo gje do te ndodhe" apo "kjo gje nuk do te ndodhe." Kur degjoja Maznikun qe brockulliste sesi reforma pa koke, e pabazuar ne dije, e PS-se, Rames, dhe Nikolles do i ndryshoje faqen arsimit te larte dhe universiteteve shqiptare, me shume se te qeshja me megalomanine dhe injorancen e ketij rrogtari dhe tellali politik, me shkaktoi trishtim: A nuk ka folur edhe Berisha me pare me te njejtin stil????
Cdo qeveri qe ka ardhur ka bere nje ligj te sajin pr arsimin e larte! Cdo qeveri e ka trumbetuar ligjin dhe veprimet e saj si hapesja e eres se re ne arsimin e larte dhe universitetet shqiptare! Ne krye te MASH-it kane qene gjithe ato ministra! Te pyesesh njerzit, a di apo iu ka ngelur ne mendje ndonje emer? A e lidh emrin e ministrit me berjen e dickaje per te cilen ka gezuar me vone vleresimin ne mos te te gjitheve, te pjeses me te madhe te shoqerise? Nikolla eshte ministrja me e fundit e arsimit. Dhe me injorantja ne ceshtjet e arsimti te larte dhe universiteteve shqiptare. Ndaj, ajo, emri i saj, sic ka hyre ne MASH, ashtu edhe do te shuhet nga tefteri i kujteses se shqiptareve! Ky eshte haraci i padijes dhe injorances tone!!!
Add new comment
Plain text
• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.