Znj. Topalli ka skandalizuar Washingtonin, sipas Ambasadorit Arvizu

Postuar në 23 Nëntor, 2013 04:02

I intervistuar nga Skënde Minxhozi për revistën Java (intervista e fundit?), Aleksandër Arvizu flet për sotuatën e ditëve të fundit dhe veçon (jo pozitivisht) deputeten Jozefina Topalli.

Thotë Arvizu: “Ishte një deputet i caktuar i PD-së që ulet pranë zotit Berisha në radhën e tretë, faqja e Facebook e të cilit kishte një kopje të retushuar, më duket të ‘The Daily Mirror’. Faqja e gazetës kishte një foto të disa fëmijëve të vrarë me gaz nga Asadi, një foto faktike të masakrës. Faqja e retushuar kishte të njëjtën foto, por fjalët thoshin, ‘radhën e kanë fëmijët shqiptarë’ apo diçka e tillë. Një gjë e tillë është jashtëzakonisht provokuese. Është diçka e paskrupullt. Është e pavend. Thjesht e gabuar dhe kjo ambasadë dhe Uashingtoni u skandalizuam. Dhe unë e vendos një gjë të tillë nëkrah të sigurive që më kishte dhënë zoti Basha vetëm pak ditë më parë, që PD-ja i kuptonte sensitivitetet. Nuk është se thamë ndonjëherë mos protestoni apo mos kritikoni qeverinë; kjo nuk ishte kurrë pjesë e bisedës, por thjesht vendos pranë atë foto drithëruese prej një politikani të lartë të PD-së me atë që zoti Basha më kishte thënë më parë.”

Këtë parathënie, Arvizu e bën për të ritheksuar dhe për të pozicionuar qartë atë që i tha Bashës në intervistë të drejtpërdrejtë, nëse ishte a jo në kontroll.  “Ndaj mendoj se ka qenë pyetje me vend: Je apo jo në kontroll?”” thotë Arvizu, duke mbyllur “kapitullin” për Bashën dhe Topallin.

k.c.

Comments

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Ky Basha, sipas teje, ishte ylli ne ngjitje, z.Ambasador.

Dole tek ajo qe besoj se mendon pjesa derrmuese e opinonit publik shqiptar!

Submitted by Titi (not verified) on

Evgjiti i do te gjithe nen tutelen e tij. Jozefina Topalli karshi politikes neokolonialiste te SHBA-se ka qene gjithmone e drejte duke vepruar si politikane e nje shteti te pavarur sic eshte Shqiperia.

Submitted by Andoni (not verified) on

Epo mbetet  ne dore te Jozefines politika, pavarësia, apo mbrojtje nga neokolonialzmi amerikan!

Po perdor nje shpreheje te popullit: "Mortja qe s'e ha kete popull!"

Submitted by pistacie (not verified) on

C'pune ka Uashingtoni me pikpamjet e nje deputeti ne opozite. Shtetet perfaqsohen nga qeverite. Po te nisemi nga c'thone ca kongresmene amerikane duhet te vdesim ne ne vend.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.