Zgjidhet misteri i trupit të dytë të pajetë pranë atij të Olldashit: një 73 vjeçar

Postuar në 24 Nëntor, 2013 02:42

P { margin-bottom: 0.08in; }

Për të gjithë ata që i “hëngri meraku” se kush vdiq në makinë me Olldashin, misteri duket i zgjidhur: nuk ka vdekur askush tjetër në atë makinë. Burime zyrtare nga Instituti i Mjekësisë Ligjore kanë deklaruar se kufoma tjetër e pajetë që ndodhej pranë trupit të deputeti Olldashi në sallën e morgut, dhe që i dha shkas thashethemnajës për një viktimë të dytë të paraportuar, nuk kishte lidhje me aksidentin e mbrëmjes së 20 nëntorit. Sipas procesverbalit të asaj dite, personi i vdekur ishte 73-vjeçari Vehbi Fortuzi dhe kishte ndërruar jetë në Spitalin “Nënë Tereza” nga gjakderdhja në tru, raporton SH online. Sjellja e trupit të deputetit Olldashi, koinçidoi në kohë me ardhjen e trupit të 73-vjeçarit nga ambulanca spitalore, e shoqëruar nga mjekja Rudina Nagjini dhe familjarët e tij. Sipas procesverbalit të mbajtur nga Instituti I Mjekësisë Ligjore, trupi i pajetë i 73-vjeçarit është tërhequr nga nipi i tij me inicialet R.H.

ne.su.

Comments

Submitted by alidemsi (not verified) on

<p>Ore, po si nuk ju vjen turp nga keto budallalleqe, kete nuk e kuptoj fare..... O njerez, nuk behet fjale per trupin e morgut, por behet fjale per nje person te dyte qe te gjitha mediat live e kane komunikuar qysh ne krye te heres.. o Muç Nano.... Behet fjale per nje trup te dyte qe Mero Baze ne Temen Online e ka komunikuar qysh ne oren 21.45 dhe pas gjysem ore e updatoi me emer e mbiemer...</p><p>Ore eshte ngjizur nje terr i tille sa te ben te mendosh ne te vertete per nje konspiracion te poshter... Pasi mungon fare transparenca... e Perse...????? Ku jane gazetaret investigativ...?? qe ta nxjerrin te verteten ne shesh...??? A ka lidhje mes Vajzes se gjetur ne Fushe Kruje me aksidentin.... gjate komunikimit mediatik, nga shume deshmitare ka nje konfuzion deklaratash sa shume syresh kundershtojne njera tjetren.... Po nuk e zgjidhet kete rebus, te pakten mos na çani koken me te tilla shkrime.....</p>

Submitted by Zapbone (not verified) on

<p>Mustafa Nano ka nje editorial apo kolumne te perhershme ke Dita. Ja ka vene emrin &ldquo;Zululand&ldquo;. Nje metafor sa ironike dhe sarkastike;e gjetur. Dhe ne, ne&nbsp; Zululandin tone, dhe pse une nuk ndjehem mire ne kete gjetje te Nanos, shembelltyre e te gjithe ketij ilustrimi&nbsp; si prove e Zululandit jeni dhe ju monstra gazetare llogoresh. sa llogoresh dhe aq medioker dhe, sidomos ju qe po manaxhoni kohet e fundit Respublica-n. nuk me pelqen qe Shqiperia te jete shembelltyre e Zululandit, po ja qe eshte gjetja e tij. Ironia nuk eshte orjentim, metafora Zululand nuk kthehet ne qellim te mire si simbol orjentimi ne kahun e mire. Nejse me vdekjen e deputetit, me zgjyren e pacavuren protokollare qe lam nam ne jemi me te vertete nje Zululand. Dhe me fillimin e lajmit me fjalet me idiote: &ldquo;Për të gjithë ata që i &ldquo;hëngri meraku&rdquo; se kush vdiq në makinë me Olldashin...&ldquo; ne jemi Zululand. Por mua nuk me pelqen gjetja e Nanos Zululand... me helmon, nuk e di po sec me shqeteson dhe me helmon.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.