Vladimir Petani komenton mbi marrëdhënien mes të miturve e pornografisë

Lexuesi Vladimir Petani (nuk dimë nëse është emër real apo virtual) ka bërë një koment të vetin në fund të shkrimit të Mustafa Nanos me titull ‘Duhet të trndotemi me të mituriot që shohin pornografi online?’, dhe këtë koment po e botojmë të plotë (dhe të pakorrektuar):
“Kur lexova shkrimin tuaj, z.Nano dhe vendosa te shtoj komentin tim, kisha ndermend po ate leter me te cilen Eco i dejtohet nipit te vet duke e keshilluar qe dalja ne bote dhe marredheniet reale (perfshi ato seksuale) jane ku e ku te ndryshme me ato virtuale. Ka dy gjera qe me terheqin vemendjen ne artikullin tuaj. E para eshte se ajo qe ka bere sondazhin eshte nje shoqate kristiane dhe si e tille ajo mund te thote shume gjera per prifterinjte e tyre dhe pedofiline. E dyta eshte ajo qe ne vend te citoni Ekon (dhe per mua ajo c'ka ai thote, menyra se si filtrohen fjalet e tij nga njerez te ndryshem brenda nje kulture apo nga kultura te tjera eshte mese domethenese). Do te deshiroja qe ajo leter te perkthehej fjale per fjale apo ne rast pamundesie, te lexohet ne origjinal, nga ata qe e levrojne italishten. Puritanizmi i disa prinderve kur flasin me femijet e tyre per seksualitetin dhe retorika ububuse e krereve te disa shoqatave qe japin ndihmese ne kete fushe eshte po aq pornografike dhe sekelldisese sa dhe vete ato imazhe luridike. Femijet do jene gjithnje kureshtar per seksualitetin. Ajo qe do t'u ndalohet, do gjurmohet dhe do gjendet ne lloj-lloj menyra. Seksualizimi me teprice i jetes se adoleshenteve eshte nje revolte ndaj moralit puritan dhe shperfilljes se prinderve. Ajo eshte shenje e nje humnere ndarese mes tyre qe zgjyra te tilla si X-factor, Big Brother apo ku ta dije une, nuk mund t'i mbushin dot. Kur njerez te medhenj si Flober me Edukimin Sentimental, Joyce me Portretin e Artistit, apo Kadare me Qyteti pa Reklama reflektojne per kete teme te madhe, kur ato nuk ndrydhen, nuk mbyten apo largohen me retorike boshe fetare, puritane apo ku ta di une dhe krijojne kryevepra te atilla, perfitimi per shoqerite e tyre eshte kolosal.”
Add new comment