Vizitë e pritshme e kryeministrit çek në Tiranë. Arsyeja?

Postuar në 11 Prill, 2012 15:54

Një burim në Ministrinë e Jashtme shqiptare, na njofton se pritet që në fillim të javës tjetër të vizitojë Tiranën Petr Neças, Kryeministri i Republikës Çeke. Ai pritet të takohet me homologun e tij shqiptar gjatë qëndrimit të shkurtër në Tiranë. Në qendër të takimit pritet të jetë negociimi për zgjidhjen e situatës së rëndë financiare të CEZ-Shpërndarjes, filialit shqiptar të kompanisë së madhe energjitike çeke CEZ Group.  CEZ-Shpërndarja ka paralajmëruar se nuk do të jetë në gjendje të blejë energji në qoftë se institucionet shtetërore shqitare nuk do të shlyejnë faturat e energjisë elektrike dhe në qoftë se KESH nuk e furnizon atë me enrgji me çmim më të ulët se aktualisht.

Hamendje: Meqë u bë shumë kohë që një kryeministër i BE-së nuk ka ardhur ta takojë Berishën në Tiranë, ai ka provokuar një situatë të nderë me CEZ-Shpërndarjen, duke bërë kështu që kryeministri çek të vijë në Shqipëri, për të mbrojtur interesat e një prej kompanive më të mëdha të vendit të tij. Në qoftë se informacioni që na dha burimi ynë materializohet, besojmë se, në deklaratën e kryeministrisë pas takimit, do të përmendet situata e CEZ-Shpërndarjes, por do të përmendet edhe përkrahja e Republikës Çeke për integrimin e Shqipërisë në BE. Para tre vjetësh, ishte pikërisht një kryemministër çek që mori në dorëzim nga Berisha kërkesën për anëtarsimin në BE, ndërkohë që CEZ Group fitoi tenderin për privatizimin e sektorit të shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

<p><em>Komenti u shuajt nga një moderator.</em></p>

Submitted by anonim (not verified) on

<p>o frrok, mjaft shkruajte me pseudonimin &quot;erion brace&quot;</p>

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

<p>motren dhe frrokut o burre si shokut zaloshnja</p><p>te dyve bashke se nje mut jane</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.