Vizitë e pritshme e kryeministrit çek në Tiranë. Arsyeja?

Një burim në Ministrinë e Jashtme shqiptare, na njofton se pritet që në fillim të javës tjetër të vizitojë Tiranën Petr Neças, Kryeministri i Republikës Çeke. Ai pritet të takohet me homologun e tij shqiptar gjatë qëndrimit të shkurtër në Tiranë. Në qendër të takimit pritet të jetë negociimi për zgjidhjen e situatës së rëndë financiare të CEZ-Shpërndarjes, filialit shqiptar të kompanisë së madhe energjitike çeke CEZ Group. CEZ-Shpërndarja ka paralajmëruar se nuk do të jetë në gjendje të blejë energji në qoftë se institucionet shtetërore shqitare nuk do të shlyejnë faturat e energjisë elektrike dhe në qoftë se KESH nuk e furnizon atë me enrgji me çmim më të ulët se aktualisht.
Hamendje: Meqë u bë shumë kohë që një kryeministër i BE-së nuk ka ardhur ta takojë Berishën në Tiranë, ai ka provokuar një situatë të nderë me CEZ-Shpërndarjen, duke bërë kështu që kryeministri çek të vijë në Shqipëri, për të mbrojtur interesat e një prej kompanive më të mëdha të vendit të tij. Në qoftë se informacioni që na dha burimi ynë materializohet, besojmë se, në deklaratën e kryeministrisë pas takimit, do të përmendet situata e CEZ-Shpërndarjes, por do të përmendet edhe përkrahja e Republikës Çeke për integrimin e Shqipërisë në BE. Para tre vjetësh, ishte pikërisht një kryemministër çek që mori në dorëzim nga Berisha kërkesën për anëtarsimin në BE, ndërkohë që CEZ Group fitoi tenderin për privatizimin e sektorit të shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri.
E.Zaloshnja
Comments
Komenti u shuajt nga një

Komenti u shuajt nga një moderator.

o frrok, mjaft shkruajte me

o frrok, mjaft shkruajte me pseudonimin "erion brace"

motren dhe frrokut o burre si

motren dhe frrokut o burre si shokut zaloshnja

te dyve bashke se nje mut jane

si shan hallen or "erion", se

si shan hallen or "erion", se ti pjelle frrokut je

Add new comment