Visar Ymeri i VV-së ka kundërshtuar praninë amerikane në mbledhje të kryesisë së Kuvendit. E ka gabim?

Postuar në 02 Korrik, 2013 06:02

Gazeta kosovare ‘Zëri’ ka sot një lajm, në të cilit raportohet një ngjarje e ditës së hënë. Deputeti i Vetëvendosjes, njëkohësisht kreu i grupit parlamentar të kësaj lëvizjeje, Visar Ymeri është futur të marrë marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, dhe atje, përveç kryetarit të parlamentit dhe krerëve të grupeve parlamentare, ka gjetur dhe një out-sider. Po diskutohej projektligji për Amnistinë, dhe Ymeri ka kundërshtuar praninë e këtij outsider-i në atë mbledhje. Cili ishte ky? Ishte një përfaqësues i ambasadës amerikane. Këtë gjë gazeta ‘Zëri’ e ka marrë vesh nga një burim i sigurtë, që ka dashur të ruajë anonimatin. Burimi jo vetëm informon, por edhe komenton ngjarjen: “Ky ishte një skandal nga ana e Vetëvendosjes në raport me Ambasadën Amerikane në Prishtinë. Visar Ymeri kundërshtoi [dy herë] praninë e njërit prej këshilltarëve të Ambasadës Amerikane. Ai i tha përfaqësuesit të ambasadës amerikane se prania e tij është e panevojshme”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Daku (not verified) on

Po perpiqen te kalojn ligjin per amnistine, qe do fali te gjithe ata me duart me gjak, te lyer e te perlyer me krim e korrupsion. Prania amerikane vjen ne kryesine e kuvendit jo "per te bere sehir", por per ta bere ligjin te duket me i mire ose me pak i keq. E kane qelbur muhabetin dhe perpiqen ta zbukurojne tani.

C'fare lidhje ka nje perfaqsues ambasade ne nje kryesi a komision te parlamentit qe diskuton nje projektligj. Po te dergonin te gjithe ambasadat nje njeri  ne seancat e komisioneve te kuvendit?

Vete gje amabasadori kosovar aty ku diskutohen projektligjet amerikane? Brenda ne seancat e kryesise a te komisioneve?

Po perpiqen te ndertojne shtet ne Kosove apo cfare po bejne? Ta marrim vesh!

Submitted by ILIRET (not verified) on

Dhe per mendimin tim shume drejt e ka. Ne se Kosova e quan veten shtet dhe te pavarur, duhet te largoje format e kujdestarise. Se lind pyetja: Perse ne mbledhjen e kryesie te Kuvendit te Kosoves duhet te mare pjese perfaqesuesi i ambasades amerikane, dhe pse jo ai gjerman, anglez, fancez, apo pse jo rus apo kinez...???

Shteti ka rregulla dhe kushtetute ku cdo gje parashikohet rreptesisht, por shkelet. Keto gjera ndodhin edhe ne Shqiperi ne forma nga me te ndryshmet. Keni pare te gjithe flamuj amerikane e te shteteve europiane neper institucone shteterore apo zyra te administrates shteterore. Ne te njejten kohe qe Kushtetuta jone e ndalon kete gje. Se po qe me qejf e me tifozllek, kush e ndalon dike qe ai te vendose ne tavolinen e tij te punes flamurin serb, se ate grek e keni pare  tashme ne disa zyra te shtetit shqiptar.  Ligji, ligji dhe vetem ligji. Prandaj VV ne kete rast ka te drejte...

Submitted by Titi (not verified) on

Eshte shume e drejte sepse Ambasades Amerikane nuk ka c'fare i duhet ne vendimet e Parlamentit te Kosoves ne rast se kjo Ambasade e njeh kete shtet si te pavarur. Ne rast se kjo perfaqsi e njeh Kosoven si ''prone koloniale'' atehere duhet te dal hapur. E njejta gje ndodh edhe ne Shqiperi ku ne cdo seance parlamentare evgjiti i Ambasades ju qendron siper Deputeteve sikur te jete pronar i tyre.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.