Vetëvendosje kundër marrëveshjes me serbët: “marrëveshje personale e Thaçit”

Postuar në 20 Prill, 2013 10:26

 

“Vetëvendosje” konsideron se marrëveshja e arritur dje në Bruksel është marrëveshje personale e Thaçit dhe ajo nuk duhet të bëhet edhe marrëveshje e Kosovës me Serbinë. Sipas partisë së udhëhequr nga Albin Kurti, me këto 15 pika Prishtina dhe Beogradi zyrtar ndajnë pushtetin dhe sovranitetin mbi Kosovën. Marrëdhënia ndërmjet shtetit të Kosovës dhe këtij Asociacioni serb që u formua nga Thaçi e Daçiç është e ngjashme me marrëdhënien ndërmjet shtetit të Bosnjës dhe Republika Srpska-s atje. Praktikisht, veriu i Mitrovicës po bëhet si Banja Lluka ndërsa Graçanica si Pale. Me këtë Asociacion nuk po i bashkohet veriu i Kosovës komunave të Ahtisaarit në jug të Ibrit por anasjelltas. Shteti i Kosovës nuk do të mund të funksionojë kështu, shkruhet në deklaratën (që Koha Ditore e quan kumtesë). Kundërshtimi i VV argumentohet edhe përmes faktit se Thaçi nuk ka raportuar  në Kuvendin e Kosovës as mbas pas takimit të tetë dhe as pas atij të nëntë në Bruksel (siç e do tradita më e mirë e autoritartizmit alla-shqiptarçe). Këto dy takime ishin më të rëndësishmet pasi që aty u bënë lëshimet më të mëdha serbëve. Ndërkaq, pas takimit të dhjetë Thaçi bëri dhe kompromisin e madh. Asnjë tekst asnjëherë nuk u publikua deri dje. Ftesën e Albin Kurtit dhe Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës për të raportuar para tij, kërkesë e bërë më datë 11 shkurt 2013, Thaçi e ka injoruar prej dy muasjh, çka i jep VV të drejtën të akuzojë se ky është dialogu më jotransparent në historinë e Kosovës.       

k.c.

Comments

Submitted by Babazula (not verified) on

<p>Thaçi eshte vetem aktori ne rol, regjizori e ka fajin. Ah moj baroneshe, na dole dhe ti e hekurt.</p>

Submitted by aulix (not verified) on

<p>nuk e di sesi me ish krijuar idea se njillloj te pakenaqur do ishin albini me te tjeret. mirpo si duket ky rezultat nuk po i kalon teposhte dhe ka filluar ta quaje aktor te zotin. nderkohe me duket si autogol, valle aktore i kemi te gjithe politikanet, perfshi dhe kurtin e?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.