Vendet ku ndalohet festimi i Shën Valentinit.

Postuar në 12 Shkurt, 2014 11:50

Jeni beqar dhe nuk dëshironi të ndiheni keq e të vetmuar ditën e të dashuruarëve, në 14 shkurt? Atëherë shkoni në një prej vendeve që e kanë të ndaluar festimin e kësaj dite!
Majlezia eshte nje vend ku 60% e popullsisë përbëhet nga myslimanë e ata e kanë të ndaluar të festojnë Ditën e Shën Valentinit. Të dalësh për të festuar është një risk i madh në këtë vend.
Edhe Irani në vitin 2011 ndaloi ditën e dashurisë. Në komunikatën e qeverisë, zyrtarët paralajmëronin se“simbolet në formë zemre, trëndafilat e kuq dhe aktivitetet që promovojnë këtë ditë janë të ndaluara”. Në të kundërt mund të dënoheni me gjobë, ose burg në rastin më të keq!
Në vitin 2011, guvernatori i provincës së Belgorodit në Rusi ndaloi festimin e Shën Valentinit. Autoritetet e kanë argumentuar këtë masë për të mbrojtur “pasurinë shpirtërore”.
Edhe në Arabinë Saudite zyrtarët konservatorë kanë vendosur ligj të ashpër për këtë festë. Shitja e trëndafilave, produkteve të kuqe dhe kartolinat me forma zemre janë të ndaluara me rastin e 14 shkurtit. Fenomeni ka krijuar një treg të zi për produktet e kësaj feste.
Këtë vit, drejtuesit e një shkolle të mesme në Florida, (Lake Nona High School) kanë ndaluar festimin në publik të festës së të dashuruarve. Studentët që ecin në ambientet e shkollës me tullumbace, arushë dhe lule janë të detyruar të paraqiten në zyrën e drejtuesve të shkollës. Këtë praktikë kanë ndjekur edhe disa shkolla të tjera në Florida!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.