Vajza e Mariah Carey do të jetë pjesë e albumit të saj të ri.
Vajza dyvjeçare e Mariah Carey, Monroe, do të jetë pjesë e albumit të ardhshëm të këngëtares.
Ylli i muzikës pop ka treguar se e ka incizuar vajzën e saj teksa përpiqej të thoshte fjalët e një kënge dhe ato do t’i përfshijë në albumin e ri.
“Është një këngë, të cilën e kam shkruar me Bryan-Michael Cox dhe Jermaine Dupri. Është një pjesë për të cilën Jermaine thotë se e kanë pëlqyer fëmijët, ndërsa Monroe filloi ta thoshte”.
“Unë e mora iPhone-n tim dhe e incizova. Kështu që i kam të gjitha mënyrat e shqiptimit nga ajo”, ka treguar këngëtarja.
Add new comment