Ushtari sheh në FaceTime ndërsa i thernin gruan shtatzënë
Një grua nga Teksasi, SHBA, u godit disa herë më thikë nga një person që i hyri në shtëpi, ndërkohë që i shoqi i saj ushtar shikonte nga përtej oqeanit të gjithë skenën horror në video- chat, pa mundur të ndërhynte.
Rachel Poole, 31 vjeç, po fliste në FaceTime me të shoqin, Justin Pele Poole, kur një 19- vjeçar, që kishte hyrë në shtëpinë e saj, nisi ta godiste me thikë.
Gruaja e njohu agresorin dhe i thirri në emër. Ai i kishte para borxh të shoqit të saj.
Ajo u dërgua në spital me disa plagë thike dhe me fraktura në trup e fytyrë.
Bebja është mirë me shëndet dhe mund të lindë brenda një jave, por Rachel ka humbur një sy nga sulmi.
Policia e ka arrestuar agresorin.
19- vjeçari i kishte marrë borxh të shoqit të viktimës për të riparuar makinën.
Justin është ushtar në jugperëndim të Azisë.
Add new comment