Soçi, Pussy Riot arrestohen nga policia.

Postuar në 18 Shkurt, 2014 06:09

Nadezhda Tolokonikova, liderja e grupit Pussy Riot, ka njoftuar në Twitter se është ndaluar nga policia në Soçi pranë një kishe bashkë me Maria Aliokhina dhe një tjetër anëtare të grupit.

“Tani po na çojnë në rajonin e policisë vetëm sepse ndodhemi në Soçi”, shkruan ajo në rrjetin social. 
Tolokonikova ka bërë të ditur se fillimisht ajo dhe dy shoqet e saj u ndaluan për vjedhje, por më pas atyre iu komunikua se motivi i vërtetë ishte sepse ndodheshin në Soçi. 

“Në momentin kur na ndaluan nuk po bënim asgjë, thjesht po shëtisnim. Më pas erdhën policët, të cilët nuk ngurruan të përdornin forcën”, shkruan më tej këngëtarja në Twitter.

Për më tepër, Nadia tregon se në dy ditë ka kaluar 20 orë në stacionet e policisë dhe FSB-së, por pavarësisht kësaj kishte arritur që bashkë me shoqet të bënte disa performanca duke u shpëtuar përndjekësve. 

“Kështu është situata në Soçi, tani po na çojnë në komisariatin e Adlerit”, vijon njoftimi në rrjetin social.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.