Shuhet Gjosho Vasia, humoristi shkodran me stil unik

Postuar në 23 Nëntor, 2013 08:52

Është ndarë nga jeta dje pas një sëmundje të gjatë kronike, humoristi shkodran, Gjosha Vasia, "Mjeshtër i madh", humorist elegant shkodran, parodist e kupletist me kitarë, artisti që imitonte disa zëra brenda të njëjtit kuplet.

I perskutuar që në vitet e para të rinisë së tij dhe i internuar në kampin famëkeq të Tepelenës, atij ju desh të mbijetonte në luftë të heshtur por të pandërprerë me diktaturën.Sepse, përveç "njollës" në biografi, ai kishte edhe atë eshkën përherë të ndezur në gjirin e tij, humorin e mprehtë e satirën e hollë. E çuan në fabrikën ecigareve në Shkodër e ai diti të ngrejë grupin më të mirë të estradave amatore në vend, duke konkuruar edhe me estradat profesioniste. Suksesi i tij nuk u pëlqente sigurimsave, ndaj e transferuan punëtor në hidrocentralin e Vaut të Dejës.

Por, i persekutuari që nuk e hiqte buzëqeshjen nga buza se shpirti idonte gaz, komiku, shkrimtari, kompozitori e regjisori që ishin bashkërisht në personalitetin e Gjosho Vasisë, spikatën edhe atje. E ngriti grupin e estradës më të njohur,që mori famë në të gjithë vendin dhe kërkohej nga të gjitha skenat e Shqipërisë. Bile, në një festival kombëtar të estradave profesioniste, grupin e tij amator e futën të konkuronte me ato grupe që skenën e kishin profesionin e tyre, punën e tyre të përditshme. Por Gjosho Vasija, diti të ndërtojë një shfaqje fine, të bukur e moderne, me humor të hollë e të këndshëm, aq sa triumfoi mbi profesionistët dhe juria nuk kishte nga t'ja mbante dhe i dha vendin e nderit. Për grupin e Gjoshos, nuk ishte asnjëherë problem shitja e biletave,përkundrazi ishte problem se salla nuk kishte vende të mjaftueshme as në këmbë për të futur tërë publikun që ishte gati ta blinte biletën edhe me dyfishin e saj. Ky ishte ai që këndej e mbas do t’i mungojë familjes, miqve dhe admiruesve, të cilët e kanë ruajtur dhe do ta mbajnë në veten e tyre si një kujtim plot mbresa dhe emocione.

A. Vataj/KJ

Comments

Submitted by LORA (not verified) on

Ruje qypin,ruje qypin,

Ruje sa ma shnosh,

Ruje qypin,ruje qypin,

Se mos t'mbesi bosh.

Keto jane vargje te nje prej parodive te te mdhit Gjosho Vasia,

qe ai e interpretonte me kitaren e tij.Per mua ishte nje aktor krijues

i mirefillte dhe sjelles i risive ne Estraden e Shkodres.

I qofte dheu i lehte;une nuke harroj kurre shkelqimin e ketij

aktori jo-konformist.

Submitted by bbb (not verified) on

Nderim per te. Humorist shume i vecante. Mjeshter i parodise. U prefte ne paqe shpirti i tij i madh

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

.... thuej Meshàr, un jam shqiptar.(Gjosho Vasija 8.12.2012)

Te tjerat jane prralla turke turqish faqezez, qe ia ndaluen shqiptarve gjuhen shqipe gjate pese shekujve derisa kleri katolik SHQIPTAR ia doli m'ane te realizohet shkrimi i shqipes me germa latine e jo turqisht. Kjo ndodhi ne vitin 1908 dmth pese shekuj mbas pushtimit turk  gjate te cilit shqiptart mbeten ne erresine te plote dhe te shkeputun nga kultura europiane drejte se ciles sot shqiptart po dojne te shkojne por qe s'ia dalin dot per nji kohe te shkurte.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.