Shqipëria prezantohet me një pavijon të vetin në Bienalen e Venecias

Postuar në 07 Maj, 2015 14:13

Shqipëria prezantohet sivjet me një Pavijon të vetin në Bienalen e Venecias. Kurator është Marco Scotini dhe artisti Armando Lulaj me "Albanian Trilogy: A Series of Devious Stratagems". "Albanianscreen" raporton se "pavijoni u hap nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila u shpreh se "Artistët janë ambasadorët më të mirë të një vendi. Për fat, por jo rastësisht, Shqipëria ka shumë prej tyre". Për kuratorin Marco Scotini "është i rëndësishëm fakti që për të parën herë Shqipëria prezantohet më një Pavijon qendror në Bienalen e Artit të Venecias, falë përpjekjes shumë të madhe të Ministrisë së Kulturës dhe vetë ministres Kumbaro". "Pavijoni tërhoqi vizitorë të shumtë mes të cilëve koleksionstë shumë të njohur, si Ene Righi, një ndër mbështetësit e këtij Pavijoni, kritikë arti, drejtues muzesh dhe galerish të rëndësishme, gazetarë e aritstë, shqiptarë dhe të huaj", vijon "AS"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.