Shkrimi në “Gazeta Shqiptare”/ Durim Bami, njeriu kyç në hetimet për dosjen “Doshi”, drejt lirisë. Bien akuzat

Postuar në 08 Maj, 2015 02:19

“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se Durim Bami, personazhi i njohur nga Fushë­Kruja, që është dhe njeriu kyç në hetimet për dosjen “Doshi”, po shkon drejt lirisë. Sipas “Gazeta Shqiptare” pritet që ai të këmbëngulë sot përpara Gjykatës së Lartë, për ndryshimin e masës së sigurisë. Bami ndodhet nën masën e arrestit me burg, të caktuar ndaj tij nga gjykata supreme, pasi është në proces të bashkëlidhur me dy deputetët, Tom Doshi dhe Mark Frroku, në bashkëpunim me të cilët dyshohet se sajoi një skenar për vrasje deputetësh. Durim Bami është marrë i pandehur për akuzën e kallëzimit të rremë, e njëjta akuzë që rëndon dhe mbi supet e deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku. Në kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë, që pritet të shqyrtohet nga Kolegji Penal, avokati Ilir Murati, që mbron interesat e Durim Bamit, thekson së pari, se kanë ndryshuar rrethanat e çështjes dhe për këtë arsye ai duhet të lirohet. Në krye të herës, arsyeton avokati, nuk ka tashmë asnjë rrezik që Durim Bami të prishë provat, apo të vërë në rrezik marrjen e tyre, pasi hetimet për çështjen Doshi janë drejt fundit dhe se çdo fakt e provë është administruar nga organi hetimor. Gjithashtu, për të bindur gjykatën që ta lirojë nga qelitë Bamin, avokati argumenton se vepra penale për të cilën ai akuzohet se ka kryer, është e tillë, sa ka patur raste tejet të rralla, kur personat janë lënë nën masën e ‘arrestit me burg’, raporton “Gazeta Shqiptare”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.