Shënim: Ç’do t'i bëjnë Kushtetutës?

Kushtetuta, ka atë vlerë që ka, jo vetëm se është ligji themeltar i një shteti, por dhe se është gur i gdhendur një herë e që nuk luan nga vendi. Pra, kushti i parë që të jetë e shenjtë është që të jetë e qëndrueshme.
Shqipëria është vendi ku thuajse çdo 4 vjet bëjmë nga një “Kushtetutë të re”. E ndryshuar për herë të fundit në vitin 2008 duket se politika po mendon ta riformulojë sërish Kushtetutën e Shqipërisë. Për këtë arsye u mblodh një konferencë ndërkombëtare në Tiranë, ku krerët më të lartë të shtetit kanë thënë “pse jo” për ndryshimin e saj. Rama, Nishani e Meta janë më se dakort për ndryshimin.
Në mënyrë paradoksale edhe emërimi i konferencës të organizuar me rastin e 15-vjetorit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë nga Gjykata Kushtetuese ishte titulluar “Kushtetuta si Instrument Qëndrueshmërie dhe Zhvillimi”.
Vetë Kryemiistri citohet të ketë thënë:
“Çdo ndërhyje në kushtetutë, nuk përbën asnjë lloj sakrilegji në vetvete, por imponon në vazhdimësi. Gjithë-përfshirja të jetë koncepti bazë dhe më fillestar i saj. Nuk mundet që ky proces të jetë partiak dhe i njëanshëm”, tha ai.
Serioziteti kushtetues i kësaj maxhorance do të tregohet vetëm nëse kjo frazë e mësipërme (që në mënyrë eksplicite e konsideron Kushtetuën si një rrobë që mund ti qepkemi sipër arna pa na e quajtur “sakrilegj”) do të çojë në një ri-sanksionim të Kushtetutës me referendum. Dhe, për të mos ndryshuar kurrë më!
K. Cukali
Add new comment