Selena Gomez dhe Orlando Bloom më shumë se miq?!
Selena Gomez 21 vjeç dhe Orlando Bloom, 37 janë fotografuar bashkë në Los Angeles pasi kanë dalë nga shoë “Uganda Be Kidding Me” i Chelsea Handler.
Selena e veshur me të zeza dhe Bloom me një cigare në gojë ishin duke u përpjekur të mos binin në sy teksa ishin ulur jashtë pas spektaklit.
Ndërsa panë fotografët që po afroheshin, ata u larguan në drejtime të kundërta, sipas People.com. Ish vajza e ëmbël e Disney, sapo ka përfunduar projektin në festivalin muzikor të Coachella të këtij viti, pas shumë shkëputjeve e ribashkimeve me Justin Bieber.
Ndërsa Orlando ruan një lidhje tepër miqësore me Miranda Kerr, nga e cila u divorcua në vjeshtë pas tre viteve martesë.
Add new comment