Selena Gomez bëhet me motër

Postuar në 14 Qershor, 2013 06:40

Dita e premte solli një “dhuratë” të veçantë për Selena Gomez… ajo u bë me motër.

Mandy Teefey, e ëma e aktores, këngëtares dhe “show-girl” 20-vjeçare solli në jetë vajzën e saj të dytë në një maternitet në Los Anxhelos, në të cilin u shoqerua nga bashkëshorti Brian dhe familjarë të tjerë.

Selena është vajza e martesës së mëparshme të Mandy, me Ricardo Gomez.

Që prej vitit 2006, nëna e Selenës ishte rimartuar dhe kishte tentuar edhe më parë të zgjeronte familjen e saj, por në vitin 2011 një shtatzani u ndërpre nga një dështim i papritur, për shkak të një barre jashtë mitre.

Shtatzaninë e nënës së saj, ishte vetë Selena që e kishte shpallur më parë gjatë marsit, në ditën e festës së nënës

 

Ajo është fotografuar tek sa shkonte në maternitet për të vizituar nënën dhe motrën e saj të vogël..

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.