Sekreti i fshatit me meshkujt më të fuqishëm në botë.

Postuar në 02 Dhjetor, 2014 07:04

Asola-Fatehpur Beri, në një shpat të New Delhit, konsiderohet si fshati ku jetojnë njerëzit më të fuqishëm në Indi, por edhe në botë.
Të gjithë meshkujt në këtë fshat dy herë në ditë, nga dy orë në mëngjes dhe në mbrëmje, bëjnë ushtrime.

Ushtrimet përfshijnë mundjen tradicionale nëpër baltë, peshëngritje, ‘pompa’ dhe ngjitje në litar. Gjithashtu, bartjen e njëri- tjetrit mbi supe, ndërsa disa prej tyre mund të ngrisin edhe motor prej 400 kilogramësh.

Fshati është i njohur edhe për 300 meshkujt të cilët punojnë si truproje në klubet e natës të New Delhit. Çfarë është karakteristike për këta njerëz është se janë vegjetarianë, nuk konsumojnë alkool, nuk tymosin duhan, ndërsa krenohem me stilin e tyre të jetës së shëndetshme.

“Ne jemi në të vërtetë fermerë, por jemi të dashuruar në sportin e mundjes. Unë besoj se shëndeti është pasuri, ndërsa nga kjo fitojmë dhe ushqehemi bukur mirë. Çfarë më shumë ju mund të kërkoni nga jeta?”, thotë Viay Tanvar, trajneri i fshatit.

Një prej banorëve më të vjetër pohoi se, është shumë e rëndësishme që meshkujt duhet të fillojnë të ushtrohen qysh në moshë të re, në mënyrë që të bëhen të fuqishëm.

Meshkujt nga ky fshat janë krenarë, sepse se nuk ka marrë ndonjë medikament për muskulaturën e tyre, pasi që, siç thonë ata, janë njëqind për qind natyral.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

disa prej tyre mund të ngrisin edhe motor prej 400 kilogramësh.

....ngrisin...??? C'eshte kjo, folja me ngris???

Submitted by anticensurë (not verified) on

xhuxhumak

janë format e reja të shqipes!!ka hyrë në fuqi homogjenizimi i gjuhës shqipe,e njohur me emrin "dialektizimi" i saj!!

me njehsimin e dipllomave shqipëri kosovë,kemi marrë gazetarë me të lirë dhe kështu po ecim ... përmbrapa??

psh në kosovë nuk njihet fjala befasi por ajo surprizë! kur shkojmë tek folja me befasu përdoret me surprizu e kështu ec e zgjedhoje të shkretën!!duket sikur ke arra dhe krem çkokollate në gojë!!

VK

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.