Sarah Jessica Parker nxjerr në shitje shtëpinë, detyrohet të ulë çmimin.

Aktorja 49 vjeçare Sarah Jessica Parker, e martuar me Mathew Broderick kanë nxjerrë në shitje shtëpinë e tyre njujorkeze për 22 ,milionë dollarë. Nuk është një shifër shumë e lartë kur mendon se nuk ke të bësh me një apartament të thjeshtë, por me një pallat, nëse mund të quhet e tillë një shtëpi me 5 kate. Sipërfaqja e ndërtesës është plotë 2000 metra katrorë. Ka 5 dhoma gjumi, mes së cilave një suitë, 7 korridore dhe një dhomë të tërë me vaska.
Jo vetëm kaq, por bëhet fjalë për një ndërtesë historike të ndërtuar në vitin 1846 dhe e rikontruktuar tërësisht kohët e fundit. Çifti do të shesë për 22 milionë të gjithë shtëpinë, përfshirë edhe mobiliet e orenditë që ajo përmban. Sa i takon kuzhinës, ajo është e gjitha e teknologjisë së lartë dhe më të fundit që ndodhet në qarkullim.
Ambienti madhështor është vënë në shitje disa muaj më parë, për tu tërhequr më pas, për shkak të mosgjetjes së një blerësi. Nga faqja casa.it mësohet se dy pronarët e famshëm e kanë ulur çmimin me 3 milionë euro, në krahasim me herën e parë që nxorën banesën në shitje.
Add new comment