Sandra Bullock, e pavdekshme!

Postuar në 16 Shkurt, 2014 07:44

Sandra Bullock është bërë e pavdekshme si modele dylli në muzeun e Hollywoodit, Madame Tussauds, dhe figura e saj pritet të zbulohet brenda dy javësh.

Madame Tussauds ka bërë të ditur se figura shfaq aktoren në qilimin e kuq, të veshur me një fustan të kuq, me një çantë të bukur të kapur për trupi, taka të zeza të larta dhe me flokët e drejta të gjata të hedhura në njërën anë.

Statuja e Bullock do u bashkohet të tjerave si Marilyn Monroe, Audrey Hepburn, Humphrey Bogart, Lady Gaga, Jennifer Aniston, Johnny Depp dhe Will Smith, në mesin e rreth 100 fytyrave të tjera të famshme.

Madame Tussauds Hollywood planifikon të lansojë rreth 12 figura të reja, nga një në secilin muaj të vitit 2014.

Ndërkohë muzeu Madame Tussauds i New Yorkut së fundi e largoi modelin e punuar nga dylli të Justin Bieber, pasi ai kishte filluar të dëmtohet pas prekjes nga shumë fansa gjatë viteve.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.