Samsung Galaxy S5 në treg në prill 2014.

Postuar në 25 Shkurt, 2014 02:59

Së shpejti pritet të dalë në treg telefoni  më i ri nga kompania Samsung, i quajtur “Galaxy S5”, i cili do të konkurrojë edhe me “iPhone 5”.

Ky telefon sipas konfirmimeve do të ketë një ekran me 5.25 inç, kamera me 16 megapiksel dhe me sistem android. Ky “smartphone”, i cili është me ekran me prekje dhe jo me butona, është dizajnuar që të mos prishet edhe në qoftë se bie në kontakt me ujin apo avullin, citon “Daily Mail”.

Ai ka një monitor, i cili kontrollon zemrën e përdoruesit të këtij telefoni, përmban një pedometër, ose ndryshe hapamatës që shërben për të matur hapat tuaj kur lëvizni, si dhe disa aplikacione që iu ndihmojnë për palestrën.
Sistemi që ka telefoni i ketij versioni do t’ju kontrollojë gjatë gjithë kohës, do masë hapat tuaj, se sa ecni ju në ditë, do të masë kaloritë që ju merrni dhe ato që harxhoni si dhe shëndetin tuja në përgjithësi.
Ky telefon do të dalë në qarkullim në muajin prill.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.