Rrëfehet balerina: Kjo është Beyonce e vërtetë.

Postuar në 08 Gusht, 2014 04:33

Ashly Everet, valltarja kryesore në grupin e këngëtares Beyonce për herë të parë ka folur në media për punën me pop yllin, derisa ka zbuluar se çfarë është ajo në të vërtetë. “Mendoj që Beyonce shprehet përmes muzikës dhe artit”, ka thënë Ashly për magazinën ‘Isajder’.

“Ajo dhe Jay Z kanë lidhje të vërtet e cila përmban respekt, dashuri dhe urrejtje…të gjitha ato që i kalon një çift”. Njëzet e pesë vjeçja Ashly tash e sa vjet është valltarja kryesore e këngëtares së njohur. E për gjithë këto vjet që punon me të, ajo kur flet gjen vetëm fjalë lëvdate për Beyoncen.

“Beyonce është aq normale, është shumë me këmbë në tokë. Gjatë provave ajo djersin njëlloj si ne, është pa grim dhe shumë e thjesht”, thotë Ashly. Ajo gjithashtu tregon se që kur është bërë nënë Beyonce ka ndërruar shumë.

“Që kur është bërë nënë disa gjëra nuk i sheh me shumë seriozitet. Më herët ka menduar vetëm për punë, ndërsa tani familjen e ka prioritet. Edhe kur jemi në prova dhe vjen vajza e saj, ajo menjëherë ndalet dhe merr gjysmë ore pushim. Ai fëmijë është shumë i ëmbël”, ka thënë Ashly.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.