Roela Kaso, vajza që “sfidon” supermodelen Cara Delevigne

Postuar në 07 Korrik, 2013 14:52

Roela Kaso thyen mitin! Shqiptarja e parë dhe e vetme, që listohet në të njëjtën agjenci në Milano, me dy ikonat e modës Cara Delevigne dhe Su Hue. Adoleshentja shqiptare tregon  rrugëtimin e saj në botën e modës.

Më kanë zbuluar prej një viti në dyert e gjimnazit tim, teksa po largohesha nga shkolla. Më afrohet një vajzë dhe më prezantohet si pjesë e agjencisë “Bindi Model Management”. Të jem e sinqertë, kam qenë një vajzë që modelingun nuk e ka pasur asnjëherë hobi dhe gjithnjë skeptike në lidhje me industrinë e modës.

Për mirësjellje ndaj insistimit të vajzës i lashë numrin tim, duke i komunikuar që do të kishim një takim bashkë me prindërit dhe me pronarët e agjencisë. Ajo ditë erdhi të nesërmen dhe unë dëgjoja e pavëmendshme prezantimin e agjencisë me bindje dhe padurim që sapo të mbaronte takimi të largohesha. Pas shumë kohësh insistim nga agjencia dhe me nisjen e seteve të para fotografike, çdo gjë ndryshoi për mua. Modelingu ishte një zbulim i paimagjinueshëm,- thotë Kaso.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.