Rita Ora: “Fifty Shades of Grey”, ngjashëm si shkolla.

Postuar në 28 Prill, 2014 09:46

Rita Ora ka thënë se roli i saj në “Fifty Shades of Grey” i ka ngjarë me kohën kur ka qenë në shkollë, pasi është dashur të perfeksionojë theksin amerikan dhe të mësojë frëngjisht.
Këngëtarja me origjinë shqiptare është dashur të mësojë frëngjisht për rolin e saj në adaptimin e romanit të suksesshëm të E.L. James dhe njëherësh të mësojë të flasë anglishten amerikane.

“Ajo (karakteri që luan Rita) është nga ato që i duan vëllezërit (Christian Grey) pa kusht. Ajo nuk di akoma për fantazitë e tij, por është shumë e përfshirë dhe e do, ndërsa studion në Francë, flet frëngjisht, dhe ishte një periudhë e mirë mësimi për mua...”.

“Kam mbajtur një paruke ngjyrë kafe dhe isha vajza e mençur që vinte nga një shkollë franceze për të takuar familjen e saj, prandaj ishte një përkushtim i madh, ishte njësoj si të shkoja përsëri në shkollë”, ka treguar 23-vjeçarja për MTV News.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.