Rita i këndon ish-të dashurit në këngën e re.

Rita Ora ka sharë një ish-të dashur të saj, të cilit nuk ia ka zbulua emrin, në këngën e saj të re të titulluar “Poison”.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare, e cila raportohet se tash është në lidhje me reperin Richard Hilfiger, djalin e disenjatorit të famshëm Tom Hilfilger, më herët ka qenë në lidhje me DJ Calvin Harris, yllin televiziv Rob Kardashian dhe agjentin sportiv Dave Gardner.
Në një intervistë të fundit thotë se kënga e saj më e re është për jetën e saj të pafat të dashurisë, por nuk ka përmendur saktësisht se për cilin rast.
“Kënga është rreth fatit tim të keq me dashurinë”, ka thënë 23-vjeçarja gjatë një bisede për revistën Clash.
Kënga është shumë e vrazhdë dhe e krahason ish-të dashurin e saj me gjarprin dhe djallin.
Add new comment