Rihanna dhe Drake drejt ri-bashkimit ?

Postuar në 12 Shkurt, 2014 07:45

Ish-çifti shumë i përfolur spekulohet se kanë ringjallur lidhjen e tyre pasi janë parë në të njëjtin taxi jashtë klubit Hooray Henry në West Hollywood. Dyshja e cila bashkëpunoi në superhitin “What’s My Name” në vitin 2010, kanë tentuar që të lënë të kuptohet se janë vetëm miq, pasi u larguan nga klubi ndaras teksa u futën në të njëjtin taxi. Burimet e mediave amerikane pohojnë se Rihanna dhe Drake ka kohë që po shihen me njëri-tjetrin, por se ende nuk janë pajtuar që të jenë në një lidhje më serioze. Krijuesi i hitit “Hold On We’re Going Home” duket të jetë i lumtur, pasi pranoi në vitin 2011 se Rihanna ia theu zemrën, teksa për këtë arsye edhe ishte rrahur me Chris Brown në vitin 2012.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.