Respublica i shkruan Petro-s dhe Anonimit

Në shënimin tonë me titull “Koha Ditore mbush 15 vjeç; dhe është ‘më e moçmja’ ndër gazetat shqiptare” kanë ndërhyrë Anonimi dhe Petro, të cilët nuk bien dakord me përfundimin tonë se Koha Ditore, edhe pse është me moshë 15 vjeçare, është më e moçmja ndër gazetat me ndikim. Dhe bëjnë korigjimet e tyre, duke bërë një panoramë më të plotë të traditës së shtypit shqiptar në dekadat e fundit. Por nuk kuptojmë pse i ikin saktësimit që ne kemi bërë. "Është gazeta më e moçme ndër gazetat shqiptare me ndikim”, themi ne, dhe tek gazetat më me ndikim, futen ato që kanë tirazh të madh, rrjedhimisht nuk futen gazetat partiake RD-ja, Zëri i Popullit, etj. Nuk futet as Gazeta Shqiptare, e cila ndonëse është një gazetë e respektuar dhe më e vjetër (është ngritur qysh më 1993), nuk ka ndikimin që kanë Panorama e Shekulli. Nuk futet as Albania që sot nuk ekziston.
Comments
ResPublika! Lavdi zotit që
<p> ResPublika! Lavdi zotit që nuk jam ndonjë kritizer që rend blogjeve, për të kundërshtuar administratorët, siç do ndodhë në vijim (doemos shkurt). Udhëhiqem nga e vërteta.</p><p> "Më e vjetër" është një kategori objektive në kohë, por dhe në hapsirë, ndërsa "Ndikimi" ka natyrë e përmbajtje tërsisht subjektive. Ajo që për ju është ndikuese, për mua dhe shumë të tjerë, nuk është ndikuese. Rol të veçantë në këto grupe të ndryshme luajnë politika e ditës, fanatizmi partiak, formimi liberal, formimi kulturor dhe kontaktet me shtypin e shkruar. Ju nuk keni të drejtë që të nxirrni përfundime dhe të diktoni ndikimin tuaj, duke e dhënë si të vërtetën e pa kundërshtueshme. Edhe Apostujt, me siguri, nëse vërtet kanë ekzistuar, besoj se duhet të kenë qenë më të thjeshtë në profecitë e tyre.</p><p> Gazeta "Koha ditore" ta gëzojë 15 vjetorin e saj. Edhe 100-të tjera. Kjo s'do të thotë se ka qenë e njohur në hapsirën e territorit shqipëtar. Kanë qenë të kufizuar e shumë të pakët ata lexues që kanë patur mundësitë të njihen me politikën editoriale të saj dhe ta shfletojnë atë. Afërsisht, në këto 6-7 vjetët e fundit, kohë kur interneti në Shqipëri mori përhapje, u krijuan mundësi pak më të mëdha për ta njohur këtë gazetë, për emrin e veprimtarinë e të cilës, vetë shqiptarët e Kosovës ndahen në qendrime të ndryshme.</p><p> Ju falënderoj për ftesën në këtë rubrikë, e cila më jep mundësi të mbaj qëndrim e të bëj koment. E vlerësoj përkushtimin tuaj për krijimin e këtyre hapsirave.</p>
Add new comment