Redon Makashi në shoqërinë e ish-të dashurës .
Edhe pse historia e tyre e dashurisë pothuajse i ka kaluar dy dekada duke pasur uljet dhe ngritjet e veta – kantautori Redon Makashi dhe gazetarja Elda Koçi, pas lajmit për ndarjen e tyre, janë fotografuar sërish bashkë në Tiranë.
Paparaci i gazetës Panorama ka arritur të shkrepë disa fotografi derisa këngëtari dhe Elda ecnin në rrugë në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Mediat në Shqipëri po spekulojnë për një ribashkim në mes tyre duke u bazuar në postimet e gazetares në Facebook.
Ajo ka shkruar se jo vetëm këtë Shën Valentin, por shumë ditë pas tij do t’i kalojë me “të dashurin”. Madje, ka thënë se kishte filluar të shkruante biografinë e kantautorit, e inspiruar nga 20 vitet e kaluara me të.
Nga ana tjetër, Redoni është treguar më i matur ndaj deklarimeve për këtë lidhje duke mos folur asnjëherë me emër konkret.
Add new comment