Reagon A. Fuga ndaj zv.ministrit të Arsimit: “Dhjetë shekuj liri universitare në Europë nuk ja heq dot Shqipërisë nëpunësi i dorës të dytë me emrin Arbër Mazniku”

Postuar në 09 Prill, 2015 09:18

Artan Fuga ka reaguar me një postim në profilin e vet në “Facebook” ndaj deklaratave që zv.ministri i Arsimit ka bërë sot në gazetën “Panorama” ndaj kritikave për ligjin e ri “Për Arsimin e Lartë”. Mazniku i ka përsëritur qëndrimet e veta edhe në intervistën dhënë Mustafa Nanos për “ResPublica”, duke konfirmuar se nuk bëhet fjalë për ndonjë lapsus. Po publikojmë reagimin e Fugës: “Ky zevendës ministër i Ministrisë të Arsimit në një replikë që u ka bërë vërejtjeve dhe kritikave të mia për projektligjin e arsimit të lartë, me të drejtën time si qytetar dhe profesor, thotë te Panorama sot pakashumë se ose profesorit i ka marrë koka erë, ose nuk e ka lexuar fare ligjin dhe ecën me të dëgjura lart e poshtë. Pa hyrë në retorikën e tekstit të tij, se nuk më duket fare me vend të debatoj me të, i them këtij nëpunësi se e përbuz arrogancën e kësaj gjuhe të përdorur prejt tij, fyese dhe e padenjë për një zyrtar. Dhjetë shekuj liri universitare në Europë nuk ja heq dot Shqipërisë nëpunësi i dorës të dytë me emrin Arbër Mazniku”.
s.z

Comments

Submitted by Licovuni (not verified) on

<p>Pergjigje me arrogance dhe teper me mendjmadhesi. Edhe kur nuk je ne pushtet dmth zyrtar, mundesh te qenkesh arrogant.</p>

Submitted by mir (not verified) on

<p>ku ishe ti prof. keto25 vjet qe shkerdhyet arsimin, ske dhe turp qe kujtohesh tani qe eshte bere muti mullar e ska lokomotiv ta terheqi.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.