Qeveritë bëjnë sikur shqetësohen, ndaj janë qytetarët ata që ngrenë zërin. Shoqata e peshkimit sportiv proteston kundër peshkimit me dinamit

Shoqata e peshkimit sportiv dhe rekreativ, “Pro Fishing Albania”, bashkë me qytetarë të apasionuar pas peshkimit sportiv, kanë nisur një protestë simbolike kundër peshkimit me dinamit dhe mjete të tjera të paligjshme. “Te nderuar miq te faqes tone, ka ardhur momenti te mos behemi me neglizhent ndaj ketyre fenomeneve te cilat po shkaterrojne bregdetin tone kaq te mrekullueshem. Eshte nje pasuri e te gjitheve, te cilen do ja leme trashegimi femijeve tane, brezave pasardhes. Secili prej nesh ka per detyre dhe obligim te PROTESTOJE sipas menyres qe ka mundesi apo preferon. Komentoni ne faqet tona, jepni mendimet tuaja, zhvilloni me miqte tuaj keto debate. Absolutisht duhet te bejme dicka per ti dhene fund masakres qe ka vite qe e mundon SHQIPERINE tone kaq te bukur”, njofton në faqen e vet në “Facebook”, “Pro Fishing”. Protesta i bën jehonë një gjendjeje që vijon prej vitesh e që po masakron një pasuri të madhe si ajo e faunës detare. Ajo vë gishtin mbi një plagë të madhe, për të cilën ndonëse qeveritë që venë e vinë në këtë vend deklarojnë se do të marrin masa, vazhdon të përkeqësohet.
Add new comment