Princi arab paguan 30 mln dollarë për një muaj në Maldive!

Postuar në 22 Shkurt, 2014 14:37

Princi i Arabisë Saudite ka rezervuar të tre resortet e ishullit Maldive, vetëm për vete. Kjo u ka prishur planet e pushimeve shumë turistëve të tjerë.
Salman bin Abdulaziz al-Saud njoftohet se ka paguar 30 milionë dollarë për të prenotuar nga 19 shkurti deri më 15 mars.
Sipas mediave, 78-vjeçari do të udhëtojë drejt Maldiveve bashkë me një anije për ndihmë mjekësore, jaht luksoz dhe më shumë se 100 truproja.
Princi ka rezervuar në minutat e fundit dhe kjo gjë ka zemëruar pushuesit e zakonshëm, të cilëve u është anuluar rezervimi.
Një prej tyre shprehet se, resorti nuk e ka njoftuar për anulimin por ka marrë vesh lajmin vetëm pasi u ka telefonuar atyre.
Prince Salam do të vizitojë Maldivet në cilësinë e zyrtarit me ftesë të Presidentit të Maldiveve, Abdulla Yameen, ka saktësuar ministria e Jashtme e Arabisë Saudite.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.