Prezenca e OSBE-së dhe Ambasada Gjermane prezantojnë projektin për nxitjen e dialogut publik rreth të shkuarës komuniste në Shqipëri

Postuar në 29 Maj, 2015 07:53

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, me financim nga qeveria gjermane, ka nisur një projekt për nxitjen e një diskutimi të gjerë publik rreth të shkuarës komuniste në Shqipëri. Veprimtaritë e projektit do të nisin me një sondazh në shkallë vendi për të matur njohuritë e publikut, perceptimet dhe pritshmëritë e tij për diskutimet rreth të shkuarës komuniste në Shqipëri. Rezultatet e sondazhit priten të ofrojnë një panoramë të qartë të nivelit të njohurive të segmenteve të ndryshme të shoqërisë rreth të shkuarës, si dhe një thellim drejt shpresave dhe shqetësimeve në trajtimin e trashëgimisë të regjimit të mëparshëm. Gjithashtu, rezultatet e sondazhit do të ofrojnë një bazë të qëndrueshme për nisma të mëvonshme në këtë fushë. Paralelisht, Prezenca e OSBE-së, në bashkëpunim me organizata të ndryshme të shoqërisë civile, do të organizojë takime nëpër shkolla të mesme dhe në komunitet. Nxënësit dhe qytetarët e tjerë do të diskutojnë mënyrat për të trajtuar të shkuarën, pasi të kenë parë filma dhe dokumentarë me temë shkeljet e të drejtave të njeriut gjatë regjimit komunist. Një debat i madh televiziv do të organizohet në fund të vitit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.