Presidenti Nishani vjel lavdërimet. Reeker: Zgjedhjet, “the best ever”

I njohur “nga halli” me yçklat dhe kleçkat e zgjedhjeve shqiptare, zëvendës/ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Philip Reeker nuk humbi rastin të vlerësojë maksimalisht zgjedhjet e 23 qershorit, si “më të mirat të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri". Deklarata e zyrtarit të lartë amerikan u bë gjatë një takimi me Presidentin e Repubikës Bujar Nishani në Zagreb, ku shumë dinjitarë janë mbledhur me rastin e anëtarësimit të Kroacisë në BE. Njoftimin e jep zyra e shtypit e Presidencës, sipas të cilës “Presidenti Nishani, pasi vlerësoi procesin zgjedhor në tërësi, në përputhje me standardet europiane, shtoi se zgjedhjet dhe tranzicioni i pushtetit po dëshmojnë pjekurinë e popullit dhe klasës politike shqiptare dhe të demokracisë në vend”. Reeker, siç dihet është zyrtari i Departamentit të Shtetit që ka ndërmjetësuar personalisht në zgjidhjen e krizave shqiptare dhe zbutjen e gjakrave të politikës vitin e fundit.
Re.Pu
Add new comment