Plaku vendos video porno në dritare për të larguar fqinjët e rinj

Njihuni me burrin e vjetër “Jimmy” i cili jeton në Queens Village në Nju Jork. Ai e pëlqen faktin të terrorizojë fqinjët e tij indianë çdo ditë duke treguar ekranin e televizorit të tij me video porno në dritare.
Ai e bën këtë sepse mendon që duke i bezdisur ata me video të turpshme të ikin nga lagjia e tij.
Por fqinjët kanë treguar se ata detyrohen të vendosin perde dhe të mbulojnë dritaret e tyre për të mos parë nga shtëpia e Jimmy.
Policia ka mbërritur disa herë në lagjen e tyre për të qetësuar gjendjen por nuk kanë mundur ta ndalojnë Jimmyn pasi ai e largon televizorin në momentin kur policët vijnë.
Megjithatë banorët e pallatit kanë dërguar edhe ankesa të tjera deri sa burri të mos bëjë më veprime të tilla.
Add new comment