PD dhe minoriteti në optikën eKosta Barkës: marrëdhënie e sinqertë, PD i afroi me shtetin amë!

Postuar në 20 Prill, 2013 10:54

 

Jeni të pakënaqur me PD? Kosta Barka, nuk e mendon kështu. Për të PD ka bërë shumë, sidomos për minoritarët (pavarësisht se Partia e minoritarëve ka pritur me durim në opozitë për shumë vjet). Në një artikull me nuanca poetike, z. Barka shkruan te Panorama: “Partia Demokratike nuk e ka pasur të vështirë rrugën për të depërtuar në zemrat, shpirtin dhe mendjen e minoritarëve. Sepse e ka pasur të lehtë dialogun dhe nënshkrimin e kontratave të shërbimit me komunitetin grek në Shqipëri. Që në fillim të jetës së saj, Partia Demokratike doli para minoritarëve, ashtu si para gjithë popullit shqiptar, me një ofertë të qartë dhe realiste. ..” Për Barkën, PD I ka hapur minoritetit jo vetëm rrugën e mirëqeniers, por dhe “ rrugën e komunikimit dhe lirinë e lëvizjes në shtetin amë”. Por, kjo punë e palodhur e PD për minoritetin nuk ka qenë vetëm për t’i prosperuar ekonomikisht minoritarët, por “ka një përmbajtje të thellë politike dhe njerëzore. Një prej këtyre aspekteve politike ka qenë dhe mbetet respektimi prej demokratëve i minoritarëve grekë që aderonin në organizatën “OMONIA” dhe mosngatërrimi i identitetit të tyre etnik me përkatësinë dhe bindjet politike…”

Më tutje, Barka shtjellon edhe problemet e minoritarëve me gjithçka jashtë siglës së PD-së: “kam shumë respekt për miqtë e mi anëtarë të PBDNJ-së. Por vota e këtyre të fundit në zgjedhjet lokale shërbeu si një patericë për politikanët që rrezikonin  të zhdukeshin nga skena. Unë kam respekt për socialistët minoritarë. Por edhe vota e tyre është përdorur si investim politik për politikanët e dështuar në Tiranë”.

Ky shkrim në këtë kohë kur të tërë presin se në cilin koalicion do futet PBDNj, ka vetëm 1 mënyrë për t’u lexuar. E thotë dhe Barka në fund të shkrimit: “Midis hileqarëve dhe të sinqertëve, populli dihet për kë voton.”

k.c.

I plotë:

http://www.panorama.com.al/2013/04/19/oferta-e-sinqerte-e-pd-per-minoritetin/

Comments

Submitted by papastratopulos (not verified) on

<p>&nbsp;kur keta greket behen bythelepirsa te hapin barkun fare...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.