Pasuria e deklaruar, të zgjedhurit e popullit tallen edhe vetë me varfërinë zyrtare të njëri-tjetrit

Gazetat kanë publikuar sot deklaratat e pasurisë së ministrave dhe politikanëve kryesorë. Konkluzioni që del, po të heqim Lefter Kokën, Arben Ahmetajn dhe Ridvan Boden, është se kemi qeveritarë dhe politikanë që e shtyjnë me rrogë. Por edhe kursimtarë të zotë, nisur nga rroga që kanë. Çështja është bërë temë diskutimi edhe sot në Parlament; p.sh deputeti Taulant Balla ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha, i “përndjekur” për një kohë të gjatë nga nami i njeriut të ndershëm, se ka një vilë në Gjirin e Lalëzit. Madje sipas Ballës, e ka vilën më të madhe se Shtëpia e Bardhë. Nuk ka përgjigje për këto çështje, pasi në përgjithësi, parimi që udhëheq tallavanë paralamentare është: ne shtrojmë pyetje, përgjigjet i jep historia. Në vëmendje ka ardhur edhe kandidatja e PD-së në Durrës, Grida Duma, që paska deklaruar se rri me qera te daja në Durrës. Kuptohet në funksion të zgjedhjeve kjo. Rromuzi vonon, por nuk harron. Në vetë parë kryeministri: “Normal, s’ka problem. Ka të drejtën e vet t’i japë qeranë dajës. Ka të drejtën e vet të flejë me kalamajtë e dajës, ose poshtë krevatit të dajës”.
s.z
Comments
Bravo Kryeministri jone. Po
<p>Bravo Kryeministri jone. Po sa te talentuar e kemi mer aman, pa le sa te zgjuar, apo s'eshte batutaxhi i mbaruar. Shih dreqi sa bukur e kap, sa deklaron Grida se rri me qira ke daja i vet, ketij palloshit tone me nje here i shko mendja ke krevati, vini re, ke krevati i dajes. Thuj ti pastaj qe nuk kemi kryeminister krevati ne.</p>
Ja kush e cenon dinjitetin
Ja kush e cenon dinjitetin tuaj, zonja M. Bregu, kryeministri i vendit. Jo ata anonimet, qe perpak i nxoret jashte ligjit, dmth jashte anonimatit!
Fyerje te tilla, zoti Peza, e rrenojne figuren e kolegeve tuaja qe jane ato qe jane, por thjesht meqe jane ne opozite me ate Te Gjatin, e bejne te derdhet banjave te Parlamentit!
Mos do ta gjykoni edhe kete metafore te pa-ligjshme?!
Ju duket me legjitim ai i kryeministrit? Thjesht se nuk eshte ngritur ndaj jush, zonja Bregu, dhe ndaj jush, zoti Peza?
Add new comment