Padurimi ndaj Brukselit bëhet modë. Daçiç BE-së: Na thoni hapur, ç’doni nga Serbia që ta dimë!

Postuar në 13 Prill, 2015 11:23

Edhe pse në nuanca të ndryshme, dhe për arsye të ndryshme, ngjan shumë i afërt reagimi i sotëm i ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiç ndaj Brukselit, me disa kritika apo vërejtje që kryeministri Rama ka bërë në të njëjtën adresë. Sa i takon marrëdhënieve midis Serbisë dhe Bashkimit Europian, shefi i diplomacisë serbe tha se “BE-ja po përballet me probleme të mëdha aktualisht”. Siç njofton media B92, Daçiç e ashpërsoi për herë të parë tonin dhe qëndrimin karshi BE-së kur tha se kjo e fundit “s’di ç’të bëjë as me veten dhe as me ne”. Lidhur me njohjen ose mosnjohjen e Kosovës, Daçiç tha: “BE të thotë hapur ç’kërkon nga Serbia. Të dimë dhe ne se ç’të bëjmë me çfarë na kërkohet, sepse nuk e dimë nëse njohja e Kosovës është kusht apo jo”.

Epo, qenka bërë modë në Ballkan hedhja “e vicklave” ndaj Brukselit.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.