Oscar: Triumfojnë 12 Years a Slave dhe Gravity.
Drama historike ’12 Years a Slave’ ka fituar çmimin e filmit më të mirë të vitit në edicionin e 86 të mbrëmjes së çmimeve Oscar, ndërsa filmi ‘Gravity’ ka marrë më shumë çmime, plot shtatë.
Regjisori i ‘Gravity’, Alfonso Cuaron, u bë i pari latin që fiton Oscar për regjinë më të mirë duke ia shtuar këtë çmim 6 të tjerëve që filmi me protagoniste Sandra Bullock mori mbrëmjen e së dielës (të gjitha për aspekte teknike).
Aktori më i mirë u shpall Matthew McConaughey për intrerpretimin në filmin Dallas Buyers Club, ndërsa aktorja më e mirë u shpall Cate Blanchet për portretizimin e heroinës së filmit të Woody Allen, ‘Blue Jasmine’.
Përsa i përket aktorëve joprotagonistë, Jared Leto dhe Lupita Nyong'o morën statuetat për interpretimet e tyre respektivisht në Dallas Buyers Club dhe 12 Years a Slave.
Filmat fitues të çmimeve Oscar
Gravity - 7 çmime
12 Years a Slave - 3
Dallas Buyers Club - 3
Frozen - 2
The Great Gatsby - 2
Blue Jasmine - 1
Her - 1
Lista e çmimeve Oscar:
Filmi më i mirë – 12 Years a Slave
Aktori më i mirë – Matthew McConaughey (Dallas Buyers Club)
Aktorja më e mirë – Cate Blanchet (Blue Jasmine)
Aktori më i mirë joprotagonist – Jared Leto (Dallas Buyers Club)
Aktorja më e mirë joprotagoniste – Lupita Nyong’o (12 Years a Slave)
Regjisori më i mirë – Alfonso Cuaron (Gravity)
Filmi më i mirë i animuar – Frozen
Efektet më të mira vizuale – Gravity
Editimi më i mirë – Gravity
Dokumentari më i mirë – 20 Feet from Stardom
Kinematografia më e mirë – Gravity
Tingulli më i mirë – Gravity
Skenari më i mirë – Her
Kostumografia më e mirë – The Great Gatsby
Filmi më i mirë i huaj - La Grande Bellezza
Aktorët triumfues: Matthew McConaughey, Cate Blanchet, Lupita Nyong'o dhe Jared Leto
Add new comment