Një njoftim për lexuesit e respublica-s

Postuar në 04 Shtator, 2012 08:53

Miq të Respublica-s,

Provuam gjithë këto kohë që të eksperimentonim me publikimin e lirë dhe të pacensuruar të komenteve të atyre lexuesve që kanë qenë aktivë edhe me shënime të tyret, por mund të themi se eksperimentimi ‘dështoi me sukses’. Ne duam të falenderojmë të gjithë ata lexues që, edhe në këto rrethana të lirisë për të “harbuar” me komente, nuk i janë dorëzuar ngasjes për të “harbuar”; përkundrazi, kanë shkruar e publikuar komente qibare, me një gjuhë normale dhe brenda standardeve etike. Por nga ana tjetër, komentues të tjerë kanë qenë zhgënjyes. Një pjesë syresh na e kanë ndotur keqas faqen web, e nuk është çudi që të jenë bërë shkak i ftohjes së disa lexuesve me këtë website.

Kemi vendosur të adoptojmë një qasje tjetër ndaj këtyre komenteve. Nuk do t’i publikojmë. Me fjalë të tjera, komentet nuk do të publikohen në mënyrë automatike. Ato do të miratohen paraprakisht nga ne. Tash e tutje pra, këta lexues nuk do kenë më shansin që ta ndotin këtë website. Ata do kenë mundësi të jenë lexues të sitit, do kenë mundësi të shkruajnë komentet e tyre, do kenë shansin edhe për të qenë të publikueshëm sa herë që komentet e tyre do të jenë ‘normale’, por duhet ta dinë se nuk do të lejohen më që të na hedhin syve “shpërthimet” e tyre.

Duam të nënvizojmë dy gjëra me këtë rast: 1. Do të censurohen vetëm komentet vulgare; kriteri i bllokimit do jetë pra gjuha e shthurur, por në asnjë rrethanë nuk do të jetë qëndrimi politik apo kulturor i lexuesit; 2. Komentet do të publikohen me pak vonesë, që mund të shkojë deri në 2 orë gjatë ditës; komentet gjatë natës do të publikohen në mëngjes.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin.

Comments

Submitted by Emigranti (not verified) on

Pershendetje Respublika.

Jam i mendimit qe moderimi i komenteve eshte nje gje e mire persa i perket fjalorit dhe permbajtjes ofenduese apo fyerse te komenteve.

Me lejoni t'ju sugjeroj qe ndoshta do te ishte me mire qe komentet ti moderonit pas publikimimit te tyre, dmth duke nderhyre ne to ne nje moment te dyte duke zevendesuar te gjithe komentin apo nje pjese te tij me nje fraze te tipit "Ky koment apo kjo pjese eshte fshire per permbajtje vulgare, fyese, ofenduese.".

Nje qasje e tille ndaj ketyre komenteve do te ishte, gjithmone sipas mendimit tim, jo vetem me demokratike por edhe do te hiqte cdo dyshim mbi linjen editoriale te kesaj faqeje. Akuzat per sherbim politik te Respublikes ndaj te majtes apo te djathtes do treteshin si kripa ne uje.

Mendoj gjithashtu qe moderimi i komenteve para publikimit te tyre ka ndoshta edhe nje problem tjeter, ate te mospublikimit te komenteve per arsye te harreses apo mos venies re nga ana e moderatoreve, dhe kjo sigurisht nuk do te ishte gje e mire.

Moderimi i komenteve eshte nje pune me vete ne nje faqe on line. Ne kete njoftim ju thoni se do te moderoni vetem fjalorin e shthurur apo vulgar dhe beni shume mire por me lejoni t'ju kujtoj si kriter te moderimit edhe fyrjen edhe ofendimin personal ndaj komentuesit. Ndodh rendom neper komente qe te mos komentohet komenti por autori i tij. Ndodh rendom qe ne vend qe te shkruhet qe : " ky koment eshte genjeshtar, racist, anti shqiptar, injorant, ne sherbim te ketij apo atij etj etj etj" shkruhet

se " ti qe ke shkruar kete koment je genjeshtar, racist, anti shqiptar, injorant, ne sherbim te ketij apo atij etj etj etj".  Komentimi i autorit dhe jo i komentit te tij mendoj qe eshte semundja me e rende per nje blog,  shkaktare e te gjitha problemeve etike qe nje blog mund te kete.

Me lejoni te jap nje shembull duke i kerkuar ndjese personit, e kam fjalen per komentet e zotit Paul Tedeschini. Me te shume here kam debatuar gjithmone ne nje nivel do te thosha te pranueshem por sic kam shkruar edhe me pare ne keto faqe nuk me vjen hic mire qe ne komentet e disa lexuesve gjej fyrje dhe ofendime personale ndaj tij. Sepse tjeter gje eshte te lexosh qe : " ti (z.Tedeschini) fut percarjen fetare, je agjent i Papes, antishqiptar etj etj" dhe tjeter te lexosh " qe komenti  fut frymen e percarjes fetare, apo eshte antishqiptar etj etj".

Nuk i shkruaj keto rreshta sepse dua te mbroj z. Tedeschini, por duke marre nje shembull konkret dua te theksoj faktin qe megjithese personalisht ka me shume gjera qe na ndajne se sa na bashkojne me te, respekti per komentuesit e tjere duhet te jete i perhershem. E kam thene dhe here tjeter qe marrja me autorin e komentit dhe jo komentin ne vetvete, eshte dy here e demshme sepse jo vetem zhvlereson komentin dhe komentuesin qe i ben keto komente por edhe nxjerr me ne pah komentin "e sulmuar" duke i dhene atij patenten e vertetesise , ngase mund te mbrohet nga autori i vet me frazen standart " nuk kane argumenta te hedhin poshte vertetesine e komentit tim dhe me sulmojne mua personalisht".

Ndoshta une jam utopist duke kerkuar respektin ndaj tjetrit por meqe ju keni vendosur te moderoni komentet, jam i mendimit qe ky moderim eshte standarti minimal qe kerkohet prej jush nga lexuesit.

Do te ishte ne nderin tuaj qe kete standart ta ngrini edhe me lart duke u bere keshtu e para media on line ne te cilen lexuesit, lexojne komente e diskutime mbi lajmin dhe jo etiketime gjithfaresoj mbi komentuesit.

Me respekt

Emigranti

Submitted by Anonim (not verified) on

Shpresojme qe redaksia e ResPublicas te dije t'i beje balle tundimit per te mos u kufizuar vetem ne censurimin e komenteve gjuhesisht vulgare. Eh, pesha e fjales se lire eshte teper e rende, per dike mund te jete madje e paperballueshme.

Submitted by astrit (not verified) on

Nje hap mbrapa, ndoshta do te ishte me mire qe komentet te publikoheshin si me pare dhe tu kerkohej lexuesve te tjere te sinjalizonin perdorimin e vulgariteteve ose permbajtje jo-etike te cilat me vone mund te censuroheshin prej redaksise. Autoret e ketyre shkrimeve, nese nuk korrigjojne gjuhen e tyre do te duhet te censuroheshin per gjithmone.

Sidoqofte simpatizoj aresyet perse Respublica vendosi te ndermarre nje hap te tille, vertet qe shpesh si niveli i mendimeve dhe si stili i perdorur ishte teper primitiv.

U uroj suksese Respublica dhe lexuesve te saj!

Submitted by Albi (not verified) on

Une besoj se keshtu censurohet shume debati qe ndodhte live duke qene se komentet publikohen me distanca te medha kohore.

Ajo qe mund te ndodhe eshte qe moderatoret me vone te lexojne temat dhe te fshijne komentet vulgare/jashte teme. Per mua faqja eshte shume me e gjalle keshtu.

Submitted by Ernesto Cohelio (not verified) on

Po eliminono vulgaritetin cfare keni me mendimin.. Keshtu une do te largohen dhe besoj dhe te tjere njerez nga bllogu sepse mungon dinamiciteti..Kini guximin ti vini dhe emrin komentuesit super vulgat qe quhet Altin Goxhaj te paket fillimisht, i cili ka sjelle dhe reagime te mija pak mbi normalen, por kishte ate gjuhe dhe per kete ju kerkoj ndjese nese e teprova me disa fjale. Por kane qene cinike e folklorike dhe jo vulgare.

Submitted by Ernesto Cohelio (not verified) on

Gjithsesi qellii i Goxhajt u artit .iu censuroi

Diksutojme ne ndonje sit tjeter ku dinamicitet

Submitted by Bardhok (not verified) on

Me aq sa vume re, (edhe) ky eksperiment deshtoi. Mjafton te shihni sa komente shkruhen tani e sa shkruheshin me pare.

Zgjidhje me e mire eshte moderimi i komenteve pasi jane publikuar, duke redaktuar ato me fjale banale mes te tjerash.

Submitted by Patrioti (not verified) on

Te mbeshtes plotesisht z.Nano. Na e kane ndotur vertete faqen tone ne ResPublica" ata goje shthururit qe shajne mbare e prape(jo vetem artikull shkruesin ose analistin,por me shume njeri-tjetrin) sa qe po na infektojne edhe ne te tjereve,qe hyjme ne grupin e "kritikuesve"( nuk me pelqen fjala "kritizere") me anonimate,sepse s'na e mban  edhe neve ,burrave me mustaqe,te japim emrat tone sepse ata pasuesit e kapobandes "Arturo Ui",vene e na djegin "magazat",le pastaj te versulen edhe ne internet e te shajne me gjithe fjalorin "antikomunist" anti-pseudo patriot,te merren me biografite tona (se e dini,qe edhe pse ne Shqiperi nuk ka ligj per hapjen e dosjeve te komunizmit,ta bejne ata dosjen fet e fet,edhe biografine tende, ta qendisin te atille sa qe do te te benin te tmerrohej edhe "komunisti" apo "ballisti" me i terbuar e kriminel i asaj kohe. C'flas edhe une,ku ka pasur bandite e kriminela asaj kohe!)

Nejse ,me falni o zoti Nano qe u zgjata se koti me keto historira qe ju i dini ose i kini vuajtur me teper se ne ju vete si gazetar qe guxoni te kritikoni "njeshin" ne cdo krah qe te lekundet lavjeresi i "pushtetit demokratik". Por  jini ende tolerant me shkrimet e komentet tona(kurresesi me ato te ndyrat dhe nga njerez delirante e te pa shkolle),sepse edhe pse shprehja eshte "Gjella me kripe e kripa me karar",kjo gjella e internetit  dhe liria e fjales dhe e mendimit sikur nuk kane lezet pa "kripe" fare,apo jo? Ndryshe, i futni  edhe ju nje te mbyllur fare pjeses se komenteve,sic bejne ata koleget tuaj te "Shekullit",te cilet nga njeri krah, kur i mbushnin faqet me artikuj,analiza e komente te lexuesve kunder qeverise,bile edhe kunder ambasades amerikane,mikes sone, jane hedhur ne ekstremin tjeter,i fusin nje te fshire komenteve e shkrimeve me kritikat dhe sharjet per qeverine dhe hajduterine,pa c'ka se e mbajne nje dritarke "Komento" dhe ate "Captcha-"ne e tyre me ushtrime matematike qesharake me te cilen sigurisht tallen me lexuesit e tyre;po ku i kane lexuesit xhanem,iken e vane ato kohra qe i lexonin,se tani edhe lexuesit nuk ia varin "teneqen" asaj fare gazete,ku sot sheh me shume fotot e kryeninistrit dhe ministrave te tij,apo fotot me  femrae meshkuj lakuriq,apo cullaq!

Nuk mund te mos shenoj se faqja juaj  "on line" eshte e mbushur gjithnje e me shume me informacion e komente(te cilat fatmiresisht ,qofshin tuajat,ose citime nga artikuj e analiza ne gazeta te tjera,beni mire qe i jepni te permbledhura e te shkurtra),lajme e shkrime te shumta te lexuesve tuaj, per te cilat u jemi mirenjohes Po ashtu,ju kini futur ne gazetari edhe dicka te vecante,debatin qe eshte me i hapu r dhe pa doreza nga ato tek "Top Story" ose "Opinion".Kjo eshte fryma qe duhet te ekzistoje midis redaksise dhe lexuesve te gazetes on line.Prandaj bej thirrje qe lexuesit e komentuesit te mendojne drejte per thirrjet modeste qe ben here pas here redaksia per te shmangur sharjet e ofendimet ndaj autoreve,redaksise apo edhe ndaj njeri-tjetrit. Une vete zotohem t'iu permbahem ketyre kritereve dhe te vetfrenohem edhe ne gjuhe e menyren e te shprehurit.

Ne perfundim kerkoj ndjese per zgjatjen ne shkrime dhe ndoshta edhe gabimeve ne drejtshkrim,gje qe eshte edhe per pasoje te te shkruarit shpejt e direkt ne tasieren e kompjuterit,por edhe nga qe nje faqe si kjo e  respektuar e "ResPublica"-s e toleron edhe gjatesine e komenteve tona.Por,ama,edhe te shkruash nje koment vetem me 500-shkronja edhe kjo nuk eshte e lehte,apo jo! Me aq germa jane vete titujt e artikujve dhe analizave qe botojne shume gazeta shqiptare,te cileve duhet t'u referohesh,apo e kam gabim? A po,sa per sharjet vulgare,ato mund t'i japesh edhe me vetem 200 germa,apo edhe me pak.

Submitted by Emigranti (not verified) on

Jam teresisht i nje mendimi e bashkohem me kerkesen e drejte te redaksise. Shkrimet,  komenet dhe debatet nder vedi me gjuhe vulgare e sharje duhet te hiqen nga administratori i "sajtit"( jo "sitit", me mire fjalet e huaja qe nuk i kemi ne gjuhen shqipe,te shkruhen me sistemin fonetik,pra sic shqiptohen ne gjuhen perkatese). Kam edhe nje sugjerim apo kerkese: si artikujt ashtu edhe komentet e lexuesve "on line" te mbahen ende ne faqen e pare per 2-3 dite,per t'u dhene mundesi lexuesve te internetit t'u ndjekin ose te marrin pjese ne debat ne logjet perkatese.Ka gazeta,si "Shekulli", "Panorama" e ndonje tjeter qe shfletoj une,qe i heqin brenda nje dite shkrimet kritike te autoreve por edhe ato me kritika e mendime te lexuesve anonime ose jo anonime( shumicen e te cilave i censurojne fare),ndersa mbajne me dite e jave te tera shkrime e analiza qe u pelqejne qeveritareve ose qe perputhen me platformen dhe interesat e pronareve e kryeredaktoreve te tyre.Me tipiket ne kete drejtim jane "Shekulli"(shihni, ka me se nje jave qe ne faqen e saj,ne vend te dukshem,boton fotot dhe reklamon te shihet edhe nje videoklip me rakbejistat e Zelandes se re qe luajne para spektatoreve cullaqe komplet,apo ato artikujt e "Panorames",   dhe 'Shekullit" me bemat e " Naltmadhnise  se tij,mbretit Zog" e te ish-prefektit kriminel Qazim Mulleti,te cilat mbushin seriale te tera e me jave te tera faqet e tyre!!!

Nuk besoj se ky koment,imi,te jete ne kundershtim me platformen e drejte te administratorit te ketij "sajti",apo jo?Ne rast te kundert,per kete apo raste te tjera,mire eshte qe ju si redaksi,ne debatin me lexuesin ne kete dritare,t'i paraqisni verejtjet e juaja per aksh shkrim ose koment qofte edhe dujke permendur emrin anonim te autoreve qe abuzojne. E di qe nuk mund ta beni kete gjithmone,sepse do t'u duhej nje administrate e tere moderatoresh e redaktoresh,por here pas here.Kete zoti Nano e ka bere ndonjehere ne repliken e tij me lexuesit  dhe nune ata i kam lexuar edhe "midis rreshtave".

Submitted by U.S.A (not verified) on

Per fat ka ngelur PeshkuPaUje i pacensuruar. Censura ciladoqofte arsyeja e ketij vendimi, eshte negative; Respublica mund te kishte gjetur nje tjeter zgjedhje, p.sh. si ajo e gazetes Tema. Perfundimisht keq, shume keq, ne kete menyre do te humbisni edhe me shume lexues siç ndodhi me Shekullin dhe nuk eshte aspak e vertete se ata pak qe do te shkruajne, do te jene intelektuale te kulluar!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.