Nisin xhirimet e ‘50 Shades Of Grey’
Bota perverse seksuale e Christian Grey-t dhe Anastasia Steele ka nisur të marrë formë pasi më në fund kanë nisur në Vankuver xhirimet e filmit ‘Fifty Shades Of Grey’ (50 Hijet e Greit), një përshtatje e romanit të E. L. James me të njëjtin titull.
Aktorët Jamie Dornan dhe Dakota Johnson kanë përfunduar ditën e parë të xhirimeve. Skena e parë e xhiruar përshkruan pjesën e librit ku 27-vjeçari milioner fton të pafajshmen Anna për të dalë për kafe pas intervistës së parë të punës.Aktorja Dakota Johnson ka pranuar se ka frekuentuar palestrën për herë të parë në jetën e saj për shkak të skenave të shumta nudo që duhet të xhirojë në këtë film.“Dua të dukem mirë e zhveshur. Më në fund e kam kuptuar pse njerëzit bëjnë stërvitje. Ndihesh fantastike kur ke një trup të bukur”, tha Johnson në një intervistë për ‘Entertainment Weekly’.
Regjisori i këtij filmi është Sam Taylor-Wood. ‘Fifty Shades Of Grey’ do të shfaqet për herë të parë në shkurt të vitit 2015.
Add new comment