Ndryshimi i vërtetë, ende larg

Prej 1 viti Shqipëria qeveriset nga shumica PS-LSI, koalicion që ka marrë përsipër të vërë në zbatim programin e “Rilindjes” përmes një filozofie të rimodelimit të ekonomisë dhe përafrimit të drejtësisë e shërbimeve të tjera publike me standardet europiane. Një operacion që kërkon ndërhyrje të thella në palcën e sistemit për të çrënjosur klientelizmin, burokracinë dhe korrupsionin që ka mbërthyer prej 20 vitesh qeverisjen dhe funksionimin e shtetit shqiptar e që duhet shoqëruar me reforma të mëdha në disa sektorë të ekonomisë. Kryeministri ka treguar se është në krye të punëve për atë që vetë e ka quajtur ripërtëritje urbane, duke asistuar në nisjen e investimeve për sheshet dhe parqet publike të qyteteve. Në Divjakë ai u kujdes edhe për mbarëvajtjen e punimeve në kanalin vaditës që do të çlirohej nga kallamishtet si rezultat edhe i një vizioni të ri të qeverisë për t’i dhënë më shumë nxitje bujqësisë dhe fermerëve të zonës. Ndërsa në Elbasan shkoi disa herë për të ndjekur punimet e stadiumit të futbollit, duke u interesuar madje edhe për cilësinë e barit që do të kishte tapeti i ri. Edi Rama e ka treguar edhe kur qeveriste bashkinë e Tiranës se ishte “skolastik” në çështjet e imazhit, duke i dhënë çdo ndryshimi një përmasë estetike. Si kryetar bashkie “solli në vete” një qytet që ishte shpërfytyruar nga ndërtimet cep më cep e rrugë më rrugë, duke i dhënë një frymëmarrje sidomos me zgjerimin e unazës së vogël. Madje nuk nguroi të merrte sëpatën e t’u futej shtyllave të KESH-it që pengonin kryerjen e investimeve në disa zona periferike të Tiranës. Disa thonë se një “kokëkrisur” i tillë i duhej Tiranës për të kthyer rregullin në qytet dhe se pa vendosmërinë e tij nuk do të ishte pastruar as Lana dhe as parku “Rinia”. Këto janë arritje që ish-kryebashkiaku Rama ka në CV-në e tij dhe që tani si kryeministër duket se po i pasuron edhe me punë të tjera publiko-estetike, siç janë zbukurimi me pemë i rrugës së Rinasit, lulishtja para kthesës në Vorë dhe gjelbërimi i dy anëve të autostradës Tiranë-Durrës e Plepa-Rrogozhinë, sa për të përmendur disa. Pra edhe njëherë kryeministri duket se po i kanalizon shumicën e energjive të tij në “operacionin” estetik të Shqipërisë postberishiane, që prapë se prapë do të mbahet mend për investimet kolosale në infrastrukturë e sidomos në ndërtimin e Rrugës së Kombit. Një rrugë që i ka kaluar 1 miliardë eurot e që ende është e papërfunduar. Themi operacion estetik, jo për të qëmtuar me çdo kusht te profili i kryeministrit kufizime në kapacitetin për të kuptuar drejtimin e shtetit, por sepse ka një mospërputhje mes ambicieve të shpallura dhe premtimeve, me punët e qeverisë, me atë çfarë ajo quan rilindje, term shumë inflacionar ky së fundmi, dhe me përqendrimin e saj në ndërhyrje me natyrë korrigjuese më shumë sesa transformuese. Po kështu, edhe kjo qeverisje, ruan një karakter recidivist, nisur qysh prej vitit 2001, për të vlerësuar ndërtimin e rrugëve dhe mjediseve të gjelbra si kriter suksesi apo edhe zhvillimi. Çka jo doemeos mund të jetë e vërtetë. Ta zëmë, qeveria e kaluar u nis edhe nga kritere patriotike për të ndërtuar një rrugë si ajo Durrës-Kukës. Por sot pyetja shtrohet: a e justifikon ajo vlerën e investimit, duke parë se fluksi i lëvizjes është shumë i ulët dhe kostoja e mirëmbajtjes shumë e lartë? Një ministër i kësaj qeverie, pak pasi erdhi në pushtet detyroi njerëzit të mos udhëtonin më me furgonë, por me autobusë, me pretekstin se ishim bërë gazi i botës. Mirëpo sot Shqipëria është po aq e lodhur sa edhe kur ishte me furgonë. Është nisur me zulmë të madhe aksioni për shkëputjen e lidhjeve të paligjshme në sistemin energjetik dhe qeveria është e gatshme të debatojë me gjithkënd që flet për këtë çështje. Dhe ka të drejtë. Por po kaq e gatshme duhet të jetë ajo edhe për të folur për çmimin e energjisë, i cili po rilind më shpejt sesa mund të pritej. Ishte gati subjekt për roman, operacioni “Fundi i Marrëzisë”, që nga premisa gati religjionale iu kundërvu “biznesit të veseve”. Por të gjithë e dimë se jemi shumë larg ndryshimit të mentalitetit të rinisë. Ministri i Bujqësisë ndryshoi dy herë brenda një jave qëndrim dhe mendim për miellin dhe cilësinë e tij dhe askush nuk kërkoi te kjo gjë mundësinë e lobimit apo influencës.
Në çdo rast, të paktën në sistemin që jetojmë, çdo operacion në thellësi, i vetmi që mund të sjellë ndryshimin e vërtetë, paraprihet nga ndryshimi në ligj dhe me ligj, pasi përndryshe çdo nismë është e destinuar të marrë jetë dhe të përfundojë jetën e vet brenda kronikave televizive. Nga një rezyme shumë e thjeshtë e këtij 1 viti të qeverisjes PS-LSI, mund të na lejohet që të konkludojmë se kemi një kryeministër që ka shpallur publikisht se nuk e pranon këtë Shqipëri në derexhenë ku është katandisur. Por nuk është e qartë nëse këtu ka një vizion që shkon përtej kësaj pluhurnaje të përgjithshme, apo kemi një recpetim hiperpolemizues me atë që vetë z. Rama e quan “kandaharizimi i Shqipërisë”. Nëse është kjo e dyta, atëherë me siguri që në përmbushje të detyrës së tij, por edhe pritmërive që ka krijuar në vitin 2013, ai ka shumë Punë të vërtetë për të bërë.
Leonard Mitro

Comments
Sikur shqiptaret te kishin

Sikur shqiptaret te kishin pune sa kane fjale do ishte cdo gje shume ndryshe. Ne shqiptaret qe jetojme jashte atdheut mesuam te zbatojme rregullat e lojes dhe ligjet. Shqitaret qe jetojme ne shqiperi jane inividualiste dhe shpezojme ore pa fund ne night clubs, facebook ku te zezen e kthejne ne te bardhe that is extremly bright for them.

Kur shikoj shqiperine nepermjet kanale shqiptare mendoj eshte bere ky vend shume qesharak. Degjoj zonja te reja "qe kane mbaruar dhe studimet ne universitete te huaja" dhe mendojne per partine e tyre te adhruar si patriarkale te rendomta qe behen dhe qesharake kur i shikon. G. Duma eshte nje prej tyre qe merret me fjalime boshe duke mbrojtur mendjen e plakur te nje njeriu qe eshte degraduar menderisht.

Po ju drejtohem me nje pytje te thjeshte. Supozojme se jeni me pushine ne Hollande dhe kaloni kur semafori tregon te kuqe cfare do te ndodhe.????????? G. Duma mund te me pergjighesh.

Sipas babit tend shpirteror duhet te paguash policit ndnoje pare dhe mbaron ketu kjo pune. Kjo ishte shqiperia qe krijuat ju dhe eterit tuaj. Ka marre fund ajo kohe. Une jam e bindur qe te gjithe shqiptaret e ndershem, ata qe nuk vjedhin jetojne me djersen e ballit, e dua ligjin dhe perkrahin Zotin Rama ta vendose ate. Rendom shikojme gazetare qe shpenzojne kohe ne tv, gazeta dhe perpiqen te justifikojne dicka qe nuk mund te kete justifikim. Ky arritukul qe une ju po na servirni ku e ka qellimin. Ju jeni apo nuk jeni per reformat.

Nese nuk jeni hyni ne stallen e derrave ku Saliu drejton hajdutet, Argita i legalizon, Luli buzeqe"njeriu qe qesh", larot e tjere shpresojn eper ndonje pace derri dhe Grida informon."Th

Thanks

z. Anonim Ka nje element

z. Anonim

Ka nje element thelbesor ne krahasimin qe ben me vendet Europiane , ku dhe ti jeton. Aty rregullat e lojes dhe ligji behen nga specialistet jane bere me vite e vite te tera ne pershtatje me shume faktore socio-ekonomike, dhe ti dhe shume Shqiptare si ti, jane pershtatur jo menjehere, por edhe pas disa tentativash per ta levizur vendit, murin e ligjit, sipas interesave personale. Meqenese pas disa tentativash muri i ligjit nuk ka levizur , atehere " lodhja " juaj ka shkuar ne kah te zbatimit te ligjit dhe jo anashkalimit te tij. Krejt e kunderta ka ndodhur dhe po vazhdon te ndodhe tek ne. Akoma nuk kemi ndertuar ligje nga specialiste por politikane , akoma nuk kemi bere mure te ligjeve qe te mos anashkalohen , perkundrazi, jane edhe vete ligjeberesit qe i anashkalojne ato, kjo per interesa te ngushta vetjake. Per mendimin tim ajo qe duhet bere me emeregjence, eshte krijimi i standarteve dhe ndeshkushmeria per kedo qe nuk i zbaton keto standarte!

Nuk e kane fajin ligjet po

Nuk e kane fajin ligjet po njerezit. Ata qe kane tentuar jashte Shqiperise te levizin murin e ligjit jane ne burg. Kush e ka ate mendje heret a vone e gjen burgun si ne Greqi, Itali, US, po edhe ne Shqiperi sipas qitapeve. Shqiptaret jane integruar se e kane pasur te detyruar, iu eshte onje menyre e caktuar te jetuari, po kjo nuk do te thote se patjeter kane dashur te levizin murin e ligjit. Shumica nuk ka pasur probleme per tekuptuar rregullat dhe ligjet.

Mendesia e atyre qe qeverisin si vendin si prone personale dhe nuk njohin limite eshte shperndare si model per tu marre shembull tek pjesa tjeter, qofshin te ndershem apo jo, me ndihme e zellshme te mediave "te pavarura".

Ata te 4 qe u vrane dje iken jo se nuk ka ligje, po sepse eshte normale per pushtetin, per opoziten, per popullin e thjeshte, per komunitetet fetare, OJQ, shoqeriune civile, per median mbi te gjitha, se kush eshte atje e ka hak mos shkoje ne burg. Diferenca duhet te behet qe njerezit te mos jene te barabarte vetem para ligjit, po edhe para prokurorit, gjykatesit, policit, edhe kerbacit.

Add new comment