Nëse Kuvendi hap dritën jeshile, Frroku hetohet në Shqipëri ose njihet vendimi i drejtësisë belge. Relacioni i prokurorisë: Arben pagoi 10 mijë USD për vrasjen

Postuar në 30 Mars, 2015 03:12

Duke qenë se Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi me Belgjikën, Mark Frroku nuk mund të ekstradohet për vrasjen që akuzohet se ka kryer në vitin 1999. Ka qenë kjo arsyeja që Prokuroria e Përgjithshme shqiptare ka rihapur këtë çështje, dhe duket se Frroku do të gjykohet në Shqipëri, në rast se prokuroria merr autorizim nga Kuvendi. Por ka edhe një variant tjetër, njohja e vendimit të dhënë nga drejtësia belge për Frrokun dhe zbatimin e tij në Shqipëri. Prokuroria e Përgjithshme ka zbardhur akuzat ndaj Mark Frrokut, ndërsa ka dorëzuar kërkesën në Këshillin e Mandatave për imunitetin e tij. Sipas prokurorisë, Mark Frroku dhe 3 persona të tjerë kanë vrarë Aleksandër Kurtin. Ky i fundit ishte njohur dhe kishte krijuar lidhje me një nga prostitutat, që mendohet se shfrytëzoheshin nga vëllezërit Frroku. Prokuroria shkruan në relacionin e saj, se vrasja e Kurtit është urdhëruar nga Arben Frroku. Ky i fundit ka dhënë 10 mijë dollarë për tre personat e tjerë, të cilët akuzohen se e kanë kryer vrasjen me Mark Frrokun.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.