Në Gjirokastër ngrihet shtabi i mazhorancës; kandidatura, propozim i LSI-së

Postuar në 29 Mars, 2015 14:48

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë ngritur shtabin e përbashkët për zgjedhjet për Bashkinë e Gjirokastrës. Deputetët socialistë të Gjirokastrës Arben Ahmetaj e Anastas Angjeli janë shprehur optimistë për fitoren e mazhorancës në këto zgjedhje. “Për Bashkinë e Gjirokastrës, në siglën e mazhorancës kandidon prefektja aktuale Zamira Rami e LSI-së” raporton “Shqiptarja.com”. Sipas Ahmetajt, fitorja e mazhorancës në Gjirokastër në zgjedhjet e 21 qershorit është e sigurtë, duke shtuar gjithashtu se ajo do t’i paraprijë zgjedhjeve vendore të 2017. Nga ana tjetër, sipas deputetit Anastas Angjeli, nuk bëhet fjalë për kandidatë të njërës apo tjetrës parti, por kandidatë të koalicionit.

http://shqiptarja.com/Politike/2732/gjirokast-r-ahmetaj-kandidati-i-majt--do-fitoj--n--zgjedhjet-vendore-282061.html

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.