Mustafa Nano flet për “armët” e Berishës të paguara me paratë e shqiptarëve, duke iu referuar Podesta Group

Mustafa Nano merret sot në një artikull të vetin te Shqip me aktivizimin e Podesta Group, organizatës lobuese që paguhet me paratë e shqiptarëve por “bën duvanë e Berishës”. Podesta, siç u mor vesh u aktivizua përtë lobuar për grabitjen e anëtarit tëLSI nga PD.
Shkruan Nano: “Duhet pasur frikë, se Podesta-të, që opinionet/qëndrimet e veta i japin/mbajnë në këmbim të parave mund t’ia dalin të kenë një ndikim të fortë tek eprorët e Alexander Arvizu-së në Foggy Bottom. Duhet pasur frikë, pasi kjo kompani ka lidhje të forta me demokratët, dhe veçanërisht me Presidentin Obama”, dhe shprehet se “kjo fuqi e kompanive lobuese është, sipas meje, një nga papërsosmëritë e demokracisë amerikane”.
Sipas Nanos, “nëse Podesta-të nuk do të kenë mundësi ta ushtrojnë ndikimin e tyre në ndihmë të gangsterit të Tiranës, ky i fundit nuk ka se si të guxojë ta çojë deri në fund aksionin e nisur.”
Në këtë shkrim, duket sikur fati i zgjedhjeve varet nga një kompani lobimi në Amerikë, por, shpreson Nano ”Nëse dhe amerikanët i mbahen qëndrimit të shprehur, Berishës do t’i shkojnë dëm armët e veta “ndërkombëtare”, të cilat ai i ka blerë me paratë e shqiptarëve, e të cilat në këtë rast, ashtu si në raste të tjera, po i përdor për një qëllim krejt partiak e personal.”
k.c.
i plotë:
http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/04/14/podesta-group-ha-buken-tone-dhe-ben-duvane-e-berishes/
Në foto:
Tony Podesta, shefi i kompanisë së lobimit "Podesta"
Comments
Sigurisht qe lobimi mund te
Sigurisht qe lobimi mund te ndikoje ne vendimarrje, psh. ta modifikoje, ta favorizoje, ose dhe ta vonoje, por ne menure te thjeshtezuar do te thosha, se po te peshohet roli i ambasades me nje lobues sa te fuqishem, atehere ambasada dhe burime te tjera te administrates amerikane marrin prioritet. Lobi duhet te jete i asaj fuqie qe te kete influence edhe ne kongres e senat, per tu degjuar deri ne ate pike sa te lejoje akte te tilla qe i rrezikojne interesat Amerikes.
Nga ana tjeter, do te shtoja, qe Edi Rama duhet te pushoje se ofruari dege ulliri e garanci se Berisha e familja e tij mafioze, nuk do te preket nga drejtesia. Cdo akt i tij antishteteror dhe ne shkelje te ligjeve te vendit duhet gjykuar. Perndryshe, edhe ay barazohet me Berishen. Ketu duhet te perfshihet edhe keqperdorimi dhe kanalizimi i te ardhurave te shtetit nga taksapaguesit per te financuar nje percudnim te drejtesise ne interes te autokratit.
Add new comment